BQK përgënjeshtron Kurtin: Rritja ekonomike nuk është 4.9 për qind

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022 është rreth 3.7 për qind dhe jo 4.9 për qind siç kishte deklaruar kryeministrit Albin Kurti. Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Financa, tha se presioni i inflacionit dhe rënia e fuqisë blerëse kanë bërë […]

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022 është rreth 3.7 për qind dhe jo 4.9 për qind siç kishte deklaruar kryeministrit Albin Kurti.

Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Financa, tha se presioni i inflacionit dhe rënia e fuqisë blerëse kanë bërë një gjë të tillë.

Para deputetëve, ai tha se BQK-ja nuk ka mundur të ketë vendimmarrje sa i përket inflacionit, pasi i njëjti është i importuar.

Nga ana tjetër, ai bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar ka pasur 1.5 miliardë euro remitanca.

Pak ditë më parë, Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se përkundër krizave globale shëndetësore dhe energjetike, vitin që lamë pas shënuam rritje ekonomike prej 10,7% që është edhe rritja më e madhe në rajon.

Sipas tij, në çerekun e parë të këtij viti rritja ekonomike shënoi 4.9%.

“Sot u bënë një vit e gjysmë të qeverisjes sonë. Përkundër krizave globale shëndetësore dhe energjetike, vitin që lamë pas shënuam rritje ekonomike prej 10,7% që është edhe rritja më e madhe në rajon. Ndërkaq, në çerekun e parë të këtij viti patëm 4.9% rritje ekonomike”, thuhej në postimin e Kurtit

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?