Biden: Kurrë, kurrë, kurrë nuk do t’i njohim përpjekjet e Rusisë për territore në Ukrainë

Biden: Kurrë, kurrë, kurrë nuk do t’i njohim përpjekjet e Rusisë për territore në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin kurrë përpjekjen e Rusisë që të aneksojë territor të Ukrainës. Ai i ka bërë këto deklarata para fjalimit që do të mbajë presidenti rus, Vladimir Putin, të premten. Në të ai pritet që të deklarojë se katër rajone ukrainase do t’i […]

Ai i ka bërë këto deklarata para fjalimit që do të mbajë presidenti rus, Vladimir Putin, të premten.

Në të ai pritet që të deklarojë se katër rajone ukrainase do t’i bashkohen Rusisë.

Kremlini ka thënë se Luhansku, Donjecku, Zaporizhja dhe Hersoni, kanë votuar në të ashtuquajturat referendume për t’iu bashkuar Rusisë.

Ukraina dhe Perëndimi i konsiderojnë këto referendume si të rreme.

Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin Rusisë sanksione të reja për shkak të synimeve për aneksim.

“Dua të jem shumë i qartë, Shtetet e Bashkuara nuk do të njohin kurrë, kurrë, kurrë, pretendimet e Rusisë për territorin sovran të Ukrainës”, ka thënë Biden, shkruan BBC.

Të enjten, presidenti rus ka nënshkruar dy dekrete, përmes së cilave njeh rajonet e Zaporizhjas dhe Hersonit si territore të pavarura – duke e hapur rrugën për aneksim.

Në dokumente, që i ka shpërndarë media shtetërore, është thënë se pavarësia e këtyre dy rajoneve, është në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se ky aneksim i territorit të shtetit, është i bazuar në përdorim të forcës dhe është kundër ligjit ndërkombëtar.

“Është përshkallëzim i rrezikshëm që nuk ka vend në botën moderne”, ka thënë ai.

Në Sheshin e Kuq të Moskës janë kryer përgatitjet për fjalimin e Putinit.

Kjo ngjarje pritet të jetë përsëritje e asaj të vitit 2014, kur Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë.

As ai aneksim nuk është njohur nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.

Ekspertët perëndimorë besojnë se Putin shpreson të aneksojë rajonet e pushtuara të Ukrainës, ashtu që të mund të argumentojë se territori rus është nën sulme të armëve perëndimore. Sipas tyre, kështu Putin mëton të bindë disa Qeveri që të mos dërgojnë ndihmë ushtarake për Kievin.

Autoritetet ukrainase, në anën tjetër, kanë thënë se vendimet e Putinit për aneksim, nuk e ndryshojnë situatën në fushëbetejë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?