Bërnabiq përballë Kurtit në dialog, Vuçiq ‘braktis’ negociatat?

Bërnabiq përballë Kurtit në dialog, Vuçiq ‘braktis’ negociatat?

Aktualisht në bisedimet Kosovë -Serbi, që zhvillohen në Bruksel, shefa të dy palëve janë Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq. Por, ka elemente që tregojnë se protagonistët e dialogut mund të ndryshojnë. Vuçiq dha sinjale se qeveria serbe në krye me Ana Bërnabiq mund t’i marrë “frerët” në duar. Për këtë mundësi u pyet në CNN […]

Në dialogun Kosovë -Serbi mund të ndryshojë përfaqësimi, nëse mund të merren të sakta sinjalet që i dha Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nga Nju Jorku të  mërkurën mbrëma dhe ajo që trajtoi televizioni CNN në intervistë me Kurtin.

Presidenti bëri një paralajmërim të çuditshëm duke thënë se nuk do të pranojë kurrë që Kosova të bëhet pjesë e OKB’së.

Sipas tij, Qeveria e Serbisë mund ta bëjë një gjë të tillë, por se ai si president nuk do të nënshkruaj.

Me këtë fjali Vuçiq e bën papritmas Qeverinë e Serbinë pjesë të lojës së dialogut edhe pse Kryeministrja atje nuk ka peshë politike dhe varet ekskluzivisht nga Vuçiq.

“Serbia nuk do ta lejojë kurrë anëtarësimin e Kosovë në OKB, derisa jam unë President. Ndoshta Qeveria vendos ndryshe, por nuk do ta ketë nënshkrimin tim. Por a duam zgjidhje kompromis dhe raporte të mira, natyrisht se duam. Por së pari t’i shohim të drejtat e serbëve, se çka fitojmë ne dhe se a po respektohet Rezoluta 1244. Por kam frikë se kjo nuk është krejtëisht reale” ka shtur Vuçiq

Në të kaluarën, kur Ivica Daciq ishte në krye të Qeverisë së Serbisë, ishte pikërisht ai që nënshkruante me Kosovën marrëveshje ne Bruksel.

Pastaj me fuqizimin e Vuçiq dialogu bartej aty ku ai ishte në pozitë, në Kryeministri apo Presidencë.

Mundësia që Bërnabiq të marrë rol në dialog dhe të takohet me Kurtin është përmendur edhe në CNN nga gazetarja Christianne Amanpour, e cila e pyeti Kurtin nëse Kryeministrja serbe mund të jetë partnerja për marrëveshje.

CNN madje e ilustroi pyetjen e gazetares me pamje të Bërnabiq në Veri të Kosovës.

“Fatkeqësisht, Serbia nuk është demokraci ku njerëzit që nuk kanë marrë pjesë në krimet e viteve 90’të mund ta udhëheqin vendin. Keni kryeministër në Serbi, por Serbia është ende “one man show”. Presidenti i tyre është ai që vendos krejt kohën” tha Kurti kur u pyet për  Bërnabiqin  në dialog.

“Unë e lejova zonjën Bërnabiq ta vizitojë veroiun e Kosovës dhe shpresoj se me këto vizita ata mund të shohin është vend normal dhe më demokratik se Serbia dhe më e pavarur se Serbia, sepse Serbia është varur nga Rusia” tha ai.

Kohëve të fundit ka një angazhim të shtuar të SHBA’së dhe BE’së për të kërkuar një marrëveshje Kosovë -Serbi, Kurti thotë se ka shpresa.

“Shpresoj se në javët dhe muajt e ardhshëm do t’i afrohemi marrëveshjes ligjërisht obligative” tha ai në CNN.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?