BE shpreh shqetësim për forcimin e bashkëpunimit Serbi-Rusi

BE shpreh shqetësim për forcimin e bashkëpunimit Serbi-Rusi

Bashkimi Europian ka kritikuar, të hënën,  marrëveshjen e Serbisë me Rusinë për “konsultime të rregullta” në politikën e jashtme. Sipas zyrtarëve, kjo lëvizje ka  ngritur “pyetje serioze”, në një kohë kur Brukseli u ka thënë vendeve që janë kandidatë për anëtarësim  në BE, të mos vazhdojnë bashkëpunimin e zakonshëm  me Moskën. Ministri i Jashtëm rus […]

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij serb Nikola Selakoviq nënshkruan të premten një dokument të quajtur  “plani për konsultime”.

Selakoviq tha se parashikohen konsultime mbi aktivitetet dypalëshe dhe shumëpalëshe, duke theksuar se aty nuk ka asgjë për politikat e sigurisë. Partitë opozitare serbe po ashtu e kritikuar dokumentin, shkruan Reuters.

Serbia e bombarduar nga NATO dy dekada më parë, tani kërkon të futet në Bashkimin Evropian. Por ajo ka bërë përpjekje prej kohësh për të balancuar lidhjet e ngushta historikisht me Rusinë kundër aspiratave për integrim ekonomik dhe politik me Perëndimin.

Duke folur me gazetarët në Bruksel, të hënën, Peter Stano, zëdhënësi i BE-së, vuri në dukje se dokumenti ruso-serb për konsultime ishte nënshkruar vetëm disa ditë pasi Moska njoftoi një mobilizim për luftën e Ukrainës dhe filloi të organizojë referendume në rajonet e populluara me rusë etnikë.

“Ne po e marrim këtë shumë seriozisht dhe po e ndjekim këtë”, tha Stano.

Zyrtarët serbë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës për koment për deklaratën e Stanos. Edhe pse Serbia e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës në Kombet e Bashkuara, ajo ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve kundër Moskës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?