Bajqinovci, përkundër Kurtit, nuk parashikon luftë: Shikoni, problemi këtu është kush po lëshon pe

Bajqinovci, përkundër Kurtit, nuk parashikon luftë: Shikoni, problemi këtu është kush po lëshon pe

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka thënë se nuk është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai që po i ikë dialogut, por sipas tij, është Serbia. Ai ka thënë se është e dukshme që pala serbe nuk ka interes për dialog. Sipas Bajqinovcit, arsyeja pse Vuçiq kërcënon është sepse tashmë po zbatohet reciprociteti në kufi, […]

Ai ka thënë se është e dukshme që pala serbe nuk ka interes për dialog.

Sipas Bajqinovcit, arsyeja pse Vuçiq kërcënon është sepse tashmë po zbatohet reciprociteti në kufi,

“Po shihet që serbët nuk kanë interes për dialog. Presidenti serb gjithmonë kërcënon sepse reciprociteti tashmë ka hyrë në fuqi”, ka theksuar ai.

Kur është pyetur nga gazetari Jupolli nëse refuzimi i Serbisë për të dialoguar shpie në luftë, ai është përgjigjur: “Jo, nuk do të thotë”.

“Problemi është këtu kush lëshon pe”, ka vazhduar ai.

Sipas vlerësimit të deputetit, në vitet e mëhershme presionin më të madh e ka bartur Qeveria e Kosovës. Ai ka thënë se përkundër presionit, reciprociteti po zbatohet tani.

“Çdoherë shumicën e presionit e ka bartur Kosova. E patë që qeveria e pati një presion për cështjen e dokumentacionit… jo shtyje një muaj, jo dy, jo tre… jo nuk po e shtyjmë më”, ka deklaruar ai.

Bajçinovci ka folur edhe për dokumentin kornizë për dialogun që u publikua nga media, që sipas tij është i dyshimtë. Ai ka thënë se pas demantit për dokumentin, nisën debatet dhe parashikimet për zgjedhje në pranverë.

“Kur doli kryeministri i Kosovës e demantoi e pastaj edhe qeveria gjermane e demantoi këtë, pastaj dolën dhe thanë që do të kemi zgjedhje në pranverë. Bisedimeve nuk po i ikë Kurti, por po i ikë Serbia”, tha ai.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?