Aksioni “Brezovica”: Mësohet çka iu sekuestrua dhëndrit të Liburn Aliut

Në mesin e shtatë të arrestuarve në rastin “Brezovica” është edhe asamblisti i Vetëvendosjes, Berat Lahu i cili ka lidhje familjare me ministrin e MMPH, Liburn Aliu. Ai është i martuar me motrën e ministrit Aliu. Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar për të gjitha gjërat e sekuestruara në aksionin e sotëm “Brezovica 6”, ku […]
Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar për të gjitha gjërat e sekuestruara në aksionin e sotëm “Brezovica 6”, ku u bastisën 11 lokacione dhe u prangosën shtatë persona.
Por, çka u gjetë gjatë kontrollit te i dyshuari Berat Lahu, dhëndri i ministrit Liburn Aliu.
Gjatë kontrollit te i dyshuari B.L., janë gjetur dhe sekuestruar:
· Çertifikatë e pronësisë (10 fletë)
· Skicë (1 fletë) dhe
· Telefon mobil, IPHONE 11 PRO, ngjyrë hiri.
Berat Lahu tani është duke u hetuar për ushtrim te ndikimit tek personat zyrtar për vendimmarrje. Dikur kishte ngritur zërin për luftim të krimit tek mafia e ndërtimit. Duke kërkuar fota për subjektin që i përket, Lëvizjen Vetëvendosje.
Këto thirrje ai i kishte bërë përmes llogarisë së tij në Facebook. Por, realiteti po del të jetë tjetër.
“Qeveri kundër hajnave e kundër zhvatjes, Qeveri nga Populli e për Popullin. Kjo është Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje”, kishte shkruar ndër të tjera Laha në statuset e viti 2021.












