A po lëviz qëndrimi i Holandës për çështjen e vizave: Flasin nga Ministria e jashtme holandeze

A po lëviz qëndrimi i Holandës për çështjen e vizave: Flasin nga Ministria e jashtme holandeze

Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, në një përgjigje për Express dha një zotim se nëse raporti i ri me përditësime nga Komisioni Europian do të jetë në favor të Kosovës, atëherë ka gatishmëri për të marrë një qëndrim. “Komisioni Europian së shpejti do të vijë me një raport të përditësuar mbi standardet për […]

Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, në një përgjigje për Express dha një zotim se nëse raporti i ri me përditësime nga Komisioni Europian do të jetë në favor të Kosovës, atëherë ka gatishmëri për të marrë një qëndrim.

“Komisioni Europian së shpejti do të vijë me një raport të përditësuar mbi standardet për liberalizimin e vizave. Holanda është e hapur për të vlerësuar nëse të gjitha standardet janë përmbushur. Progresi i bërë deri më tani në regjistrin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është kyç për ne” thotë kjo ministri.

Tutje, pasi të dëgjojnë KE’në, holandezët thonë se Qeveria holandeze do të marrë qëndrimit dhe do ta kalojë çështjen në Parlament.

“ Vetëm pas vlerësimit të progresit të bërë dhe pas një diskutimi me Parlamentin do të kemi qëndrim për këtë çështje”.

Për raportin e ri që do ta publikojë Komisioni Europian dje ka folur Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit Europian, e cila krahas thirrjes për liberalizim të vizave, siguroi se vlerësimi i këtij institucioni është se Kosova ka përmbushur kriteret.

“Përditësimi teknik nuk do të përbëjë një vlerësim të ri dhe nuk do të shtojë ndonjë kusht apo pikë referimi të ri”, tha ajo.

Megjithatë, Ministria e Jashtme e Holandës thotë se liria e lëvizjes së qytetarëve kosovarë nuk është një çështje vetëm mes Kosovës dhe shtetit holandez.

“I takon Këshillit të Bashkimit Europian që të diskutojë dhe të pajtohet për liberalizimin e vizave, kështu që nuk është çështje bilaterale mes Kosovës dhe njërit prej shteteve anëtare të BE-së”.

Në përgjigje, MPJ thotë se Holanda mbështet Qeverinë e Kosovës në “agjendën e saj ambicioze” të reformës së sundimit të ligjit, veçanërisht ata përmendin adresimin e çështjeve si krimi i organizuar dhe korrupsioni i nivelit të lartë.

“Progresi në këtë agjendë reformuese dhe konkretisht në fushat e përmendura, do të jetë para së gjithash i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe sigurisht që mbështet ambicien kosovare për udhëtim pa viza”.

Holanda përfundoi se ishte, është dhe do të ndihmojë Qeverinë e Kosovës, por edhe institucionet gjyqësore dhe organizatat e shoqërisë civile përmes projekteve, këshillave dhe ekspertizës në arritjen e rezultateve në reformat e nevojshme për sundimin e ligjit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?