SHSKUK shpërblen me tender kompanitë që i gjobiti para pak ditëve për mos furnizim me barna

SHSKUK shpërblen me tender kompanitë që i gjobiti para pak ditëve për mos furnizim me barna

Javën e kaluar Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës- ShSKUK publikoi listën e kompanive që vonuan furnizimin me barna. Të njëjtat kompani u gjobitën nga ministria për mos përmbushje të kushteve të kontratës, shkruan Periskopi. Me qëllim të rritjes së transparencës dhe informimit saktë dhe të drejtë, drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar […]

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe informimit saktë dhe të drejtë, drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar e Kosovës, tha se ka vendosur ta bëj publike listën e kompanive farmaceutike të cilat kanë bërë vonesa në furnzim me barna dhe material shpenzues, përkundër kontratave të lidhura me ShSKUK.

Të gjitha këto kompani, janë trajtuar sipas Ligjit të Prokurimit Publik, duke u gjobitur për vonesat.

Megjithëkëtë, Periskopi ka gjetur se SHSKUK-ja në një rast (sot) ka shpallur fitues një kompani që u gjobi, dhe në dy raste ka lidhur kontratë më dy kompani në kohën e gjobitjes.

Në “listën e zezë” ndodhet edhe emri i kompanisë, “Agani LTD”.

Emri i kësaj kompanie është bërë publik sot nga SHKUK, si fituese e tenderit “Furnizim me material medicinal nga LE për nevojat e SHSKUK-së”.

Në fakt, kjo kompani ka fituar vetëm një pjesë të tenderit -lot1, në një vlerë prej 11 991, 40 euro.

Kjo kontratë ka të bëjë më furnizimin për dy vite me barant si: 1 Abdominal Drain, 2. Thoracal Drain, 3. Tube Gastric Luer Tip, 4. Tube Gastric Luer Tip.

Dy ditë para së ta bëjë publik vendimin e vetë për gjobitje të kompanive, SHSKUK kishte lidhur një kontratë të re më kompaninë “Redoni” në një vlerë prej 27, 366.08 euro.

Kontrata ka të bëjë më “Furnizim me Olanzapine nga LE për nevojat e SHSKUK-së”. Edhe kjo kompani gjendet në listën e të ndëshkuarve për shkak të vonesës në liftërim (furnizim) për periudhën TM4 2022.

Vonesat kanë qenë për furnizimin më produktin e Oxytocin (Injekson: 10 IU në 1ML). Tash në kontratën e re “Redoni” do të bëjë furnizimin me produktin e olopazin -Tableta 10 mg në një sasi prej 97736 copë për 12 muaj.

Për shkak se kjo kompani nuk e bëri furnizimin më Oxytocion, më 19 shtator, u rekomandua për kontratë kompania “Medical Group” që të bëj furnizimin më Oxytocion dhe negociatat nga prrkurimi SHskuk u bënë vetëm më këtë kompani, pasi tenderi ishte i procedurës më vlerë minimale në një shumë prej 999,60 euro.

Edhe “Medical Group” ndodhët në ‘listën e zezë’ të SHSKUK që u ndëshkuan së fundmi për mos furnizim me barna. Edhe kjo kompani ka marr një gjobë për shkak se ka bërë furnizimin e pjesshëm në një lidhje të kontrate emergjente që kishte të bënte më furnizim me produktin e Caboplatin -Injeksion 450 mg /45 mL. /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?