Mustafa: Liberalizimi i vizave mund të ndodhte më 2016, Vetëvendosja kundërshtoi

Mustafa: Liberalizimi i vizave mund të ndodhte më 2016, Vetëvendosja kundërshtoi

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Mustafa thotë se çështja e liberalizimit të vizave është përmbyllur në fillimet e vitit 2018, atëherë kur u ratifikua marrëveshja e kufirit me Malin e Zi. “Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e […]

Mustafa thotë se çështja e liberalizimit të vizave është përmbyllur në fillimet e vitit 2018, atëherë kur u ratifikua marrëveshja e kufirit me Malin e Zi.

“Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Formalisht kjo është përmbylli me ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi në fillim të vitit 2018, i njëjti tekst që kundërshtohej më 2016?!”, thotë Mustafa për Blicin.

Sipas Mustafës, shprësën e qytetarëve të Kosovës për liberalizim të vizave mund ta thyejë edhe një vend i veçantë.

“Nuk ka pasur asnjë arsye që procesi të prolongohet dhe Kosova të futet në një zonë kohore të pasigurisë dhe të varshmërisë nga politikat dhe vullneti i shteteve të veçanta, sepse kriteret kanë përfaqësuar qëndrimet e të gjitha shteteve. Tani duhet të shpresojmë se procesi për liberalizim do të fillojë nga tetori i këtij viti por këtë shpresë mund ta thejë edhe një vend i veçantë”, shton Mustafa.

Mustafa shton faktin se, liberalizimi i vizave mund të arrihej në vitin 2016 ku sipas tij ka qenë kohë ideale, sepse nuk ka pasur asnjë kundërshtim.

Sipas Mustafës, çështje e tillë në atë kohë është kundërshtuar vetëm nga VV-ja dhe nga disa deputetë të LDK-së, që edhe tani janë në Kuvend.Mustafa ka akuzuar VV-në duke thënë se për kauzat e tyre populliste dhe motive karrieriste, qytetarët kanë mbetur të izoluar, teksa kërkon që të ndjejnë përgjegjësi ndaj këtij pezullimi

“Në vitin 2016 ka qenë koha më ideale për liberalizim, sepse nuk kemi pasur asnjë kundërshtim, sikur të votohej për demarkacionin në Kuvend. Atëherë këtë e kundërshtonin zyrtarët e sotëm që janë në krye të shtetit sikurse edhe disa deputetë të LDK-së që edhe sot janë në Kuvend. I humbëm 6 vjet për kauza populliste duke i lënë qytetarët të izoluar. Qytetarët meritojnë liberalizimin, por njerëzit që e penguan me kauza të rrejshme e për motive karrieriste do duhej të ndjejnë përgjegjësi para qytetarëve”, tha Mustafa.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?