Krasniqi përkujton 24 vjetorin e masakrës në Abri të Epërme: Realizuesit e gjenocidit në Kosovë të dalin para drejtësisë

Krasniqi përkujton 24 vjetorin e masakrës në Abri të Epërme: Realizuesit e gjenocidit në Kosovë të dalin para drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Deliu, në Abri të Epërme. Krasniqi ka thënë se kjo masakër në Abri të Epërme, sikur edhe mbi 400 masakrat tjera të kryera nga Serbia në Kosovë, janë dëshmi se ky shtet okupator, synonte të shfaroste shqiptarët me […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Deliu, në Abri të Epërme.

Krasniqi ka thënë se kjo masakër në Abri të Epërme, sikur edhe mbi 400 masakrat tjera të kryera nga Serbia në Kosovë, janë dëshmi se ky shtet okupator, synonte të shfaroste shqiptarët me tërë arsenalin ushtarak dhe me metodat më barbare të mundshme.

“Para 24 vjetëve, gjenocidi serb kundër shqiptarëve u përsërit me fytyrën e vet të vërtetë, me tërë brutalitetin e ushtrisë okupatore në Abri të Epërme, ku cak i sulmeve ishte Familja Deliu. Në këtë ditë, u masakruan 23 anëtarë të pafajshëm të kësaj familjeje të madhe.

Kjo masakër në Abri të Epërme, sikur edhe mbi 400 masakrat tjera të kryera nga Serbia në Kosovë, janë dëshmi se ky shtet okupator, synonte të shfaroste shqiptarët me tërë arsenalin ushtarak dhe me metodat më barbare të mundshme”, ka shkruar Krasniqi, duke iu përkulur sakrificës së familjes Deliu.

“Me nderim i përkulemi sakrificës së Familjes Deliu, për 23 anëtarët e saj, nga më i vjetri Fazliu, 94 vjeçar, deri te Valmiri 2 vjeç dhe Diturija e cila atë ditë ishte vetëm gjashtëjavëshe. Historia jonë nuk do të harrojë asnjëherë se sa me vlerë është liria që gëzojmë sot dhe sa e vështirë ishte rruga që kaloi populli ynë deri në çlirim”, ka shkruar lideri i PDK-së.

Ai ka kujtuar edhe tre heronjtë e UÇK-së nga Abria e Epërme, që ranë po atë ditë në altarin e lirisë, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj.

“Planifikuesit dhe ekzekutorët e kësaj masakre të tmerrshme që shokoi botën, ende nuk e kanë marrë dënimin e merituar. Por, Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për secilën nga masakrat e kryera nga okupatori serb”, ka përfunduar Krasniqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?