Zyrtari i lartë rus: Po përgatitemi për një luftë të zgjatur, nuk ka takim Putin-Zelensky

Një diplomat i lartë rus ka përjashtuar mundësinë për arritjen e një marrëveshje të paqes që do të sillte përfundimin e luftës në Ukrainë, duke shtuar se Moska është duke pritur një konflikt të zgjatur, shkruan Sky News, përcjell Periskopi. Gennady Gatilov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, tha për Financial Times […]
Gennady Gatilov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, tha për Financial Times se nuk do të ketë bisedime direkte në mes Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskyt.
Gatilov pretendoi se Moska dhe Kievi kishin qenë shumë afër arritjes së një marrëveshje për të përfunduar luftën gjatë bisedimeve në prill dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për presionin e ushtruar drejt Ukrainës për t’u larguar nga bisedimet.
“Tani për tani, unë nuk shoh mundësi për të kontakte diplomatike dhe sa më shumë që zgjatë konflikti, aq më e vështirë do të jetë zgjedhja diplomatike”
Ai shtoi se është e pamundur të parashikohet se sa do të zgjasë konflikti dhe tha se shtetet perëndimore “do të luftojnë deri në ukrainasin e fundit”. /Periskopi/












