Zelensky: Ukraina rilindi në ditën që e pushtoi Rusia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendi ka “rilindur” në ditën që Rusia pushtoi atë gjashtë muaj më parë, shkruan CNN, përcjell Periskopi. Duke folur në një video mesazh në shënim të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Zelensky foli për 24 shkurtin, ku tha se “ukrainiasit duhej t’i dëshmonin fjalët më vepra”. “Në […]
Duke folur në një video mesazh në shënim të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Zelensky foli për 24 shkurtin, ku tha se “ukrainiasit duhej t’i dëshmonin fjalët më vepra”.
“Në këtë ditë, ndodhi referendumi i dytë i vërtetë i Ukrainës. Përsëri, një pyetje kryesore. Përsëri, një zgjedhje vendimtare. Por kësaj radhe ishte e nevojshme të thuhej “po” për pavarësinë, jo në fletëvotim, por në shpirt dhe në vetëdije”, tha ai.
“Një komb i ri doli me 24 shkurt. Nuk lindi, por u rilind. Një komb që nuk qau, nuk bërtiti, nuk u frikësua. Nuk iki, nuk u dorëzua, nuk harroi”.
Në adresimin e tij, presidenti foli për natyrën e luftës, duke thënë se “Ukraina është mbajtur për gjashtë muaj”.
“Çdo ditë e re është një arsye për të mos u dorëzuar sepse duke i tejkaluar të gjitha këto, ne nuk kemi të drejtë të mos arrijmë deri në fund. Cili është fundi i kësaj lufte për ne? Më heret ne thonim: paqja. Tani ne themi: fitorja”. /Periskopi/












