Zelensky: Ukraina ka eksportuar mbi 1 milion ton drithëra

Zelensky: Ukraina ka eksportuar mbi 1 milion ton drithëra

Ukraina ka eksportuar mbi 1 milion ton produkte bujqësore përmes detit gjatë muajit të fundit, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. “Nisma për eksportin e drithërave po funksionon për pothuajse një muaj dhe gjatë kësaj periudhe, nga tri portet tona detare është eksportuar 1 milion ton”, tha Zelensky gjatë një adresimi në orët e vona të […]

Ukraina ka eksportuar mbi 1 milion ton produkte bujqësore përmes detit gjatë muajit të fundit, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Nisma për eksportin e drithërave po funksionon për pothuajse një muaj dhe gjatë kësaj periudhe, nga tri portet tona detare është eksportuar 1 milion ton”, tha Zelensky gjatë një adresimi në orët e vona të 26 gushtit.

Eksportet e drithërave përmes Detit të Zi u ndërprenë pak pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Në korrik, Rusia dhe Ukraina arritën një marrëveshje për rinisjen e eksporteve. Marrëveshja u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara.

Zelensky tha se qëkur ka hyrë në fuqi kjo marrëveshje, 44 anije janë larguar nga portet ukrainase dhe kanë dërguar produkte në 15 shtete të huaja.

“Qëllimi është që të arrihet sasia e eksporteve prej 3 milionë tonësh në muaj”, tha Zelensky.

“Këto eksporte janë shumë të rëndësishme për Afrikën, Azinë dhe Evropën”, shtoi ai.

Më herët gjatë këtij muaji, kreu i programit për ushqim në botë i OKB-së paralajmëroi se edhe pas rinisjes së eksporteve nga Ukraina “ne presim që kriza botërore me ushqim të zgjasë edhe për të paktën një vit”.

Ukraina dhe Rusia janë ndër eksportueset më të mëdha në botë të produkteve bujqësore. Ndalimi i eksporteve të drithërave ukrainase rriti çmimet globale në botë dhe rriti frikën se disa shtete do të përballen me uri./rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?