Zelensky paralajmëron: Rusia mund të bëj diçka shumë të shëmtuar këtë javë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ai ka frikë se do të ketë një eskalim të sulmeve ruse këtë javë që ndërlidhet me Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, shkruan Sky News, përcjell Periskopi. Festimet e përvjetshme me 24 gusht do të shënojnë saktësisht 6 muaj që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Zelensky bëri […]
Festimet e përvjetshme me 24 gusht do të shënojnë saktësisht 6 muaj që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Zelensky bëri thirrje për vigjilencë, duke thënë se Moska mund të tentojë diçka “shumë të shëmtuar” para së mërkurës.
Ai gjithashtu tha se kishte diskutuar “të gjitha kërcënimet” me presidentin francez, Emmanuel Macron, që gjithashtu kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, javën e kaluar.
Njoftime të ngjashme u dërguan edhe ndaj liderëve të tjerë, përfshirë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Të gjithë partnerët e Ukrainës janë informuar rreth asaj se çfarë mund të bëj një shtet terrorist këtë javë”, tha Zelensky, duke iu referuar Rusisë. /Periskopi/












