Zelensky paralajmëron për veprime mizore të Rusisë në ditën e pavarësisë të Ukrainës

Zelensky paralajmëron për veprime mizore të Rusisë në ditën e pavarësisë të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi të dielën më 21 gusht se Rusia mund të bëjë diçka “mizore” gjatë javës së ardhshme pasi Ukraina feston 31 vjetorin e pavarësisë. “Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka veçanërisht të neveritshme, veçanërisht mizore”, tha Zelensky në fjalimin e tij të së shtunës. “Një nga objektivat kryesore të armikut […]

“Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka veçanërisht të neveritshme, veçanërisht mizore”, tha Zelensky në fjalimin e tij të së shtunës.

“Një nga objektivat kryesore të armikut është të na poshtërojë,” dhe “të mbjellë dëshpërim, frikë dhe konflikt”, por “ne duhet të jemi mjaft të fortë për t’i rezistuar çdo provokimi” dhe “të bëjmë pushtuesit të paguajnë për terrorin e tyre”, tha ai.

Dita e Pavarësisë së Ukrainës të mërkurën, më 24 gusht, shënon gjithashtu edhe gjashtë muaj që nga nisja e pushtimit rus të ish-republikës sovjetike.

Ka zëra se në përvjetorin e pavarësisë së Ukrainës, rusët do të nxjerrin para gjyqit luftëtarët ukrainas të kapur gjatë rrethimit të Mariupolit.

Në qytetin verilindor të Harkivit, guvernatori i qytetit shpalli një shtetrrethim nga mbrëmja e 23 gushtit deri në mëngjesin e 25 gushtit.

“Ne nuk do të lejojmë asnjë provokim nga armiku. Jini sa më vigjilentë gjatë festës sonë të pavarësisë”, ka shkruar Oleg Synegubov në Telegram.

Harkivi ka qenë nën bombardimet e vazhdueshme ruse për javë të tëra dhe të dielën shërbimet e urgjencës thanë se dy civilë të tjerë u vranë në sulmet gjatë natës.

Katër civilë u raportuan të vrarë nga zjarri rus në Donjeck, tha guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?