VV-ja vazhdon rehatimin e familjarëve, tani ia punëson gruan dhe motrën një asamblisti në Podujevë

VV-ja vazhdon rehatimin e familjarëve, tani ia punëson gruan dhe motrën një asamblisti në Podujevë

Xhejlane Mulliqi, bashkëshortja e Artrit Mulliqit, një asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Podujevës është shpërblyer me një pozitë të re të punës nga pushteti që udhëhiqet prej LVV-së. Ajo është zgjedhur psikologe në një nga shkollat e këtij qyteti që drejtohet prej kryetarit Shpejtim Bulliqi, raporton Paparaci. Kësisoj, LVV-ja po vazhdon t’i rahatojë […]

Xhejlane Mulliqi, bashkëshortja e Artrit Mulliqit, një asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Podujevës është shpërblyer me një pozitë të re të punës nga pushteti që udhëhiqet prej LVV-së.

Ajo është zgjedhur psikologe në një nga shkollat e këtij qyteti që drejtohet prej kryetarit Shpejtim Bulliqi, raporton Paparaci.

Kësisoj, LVV-ja po vazhdon t’i rahatojë familjarët dhe personat që janë të afërm me këtë subjekt politik.

Vetë Mulliqi e ka pranuar punësimin e gruas së tij në institucionin arsimor, teksa ka mohuar ndikimin për rekrutimin e saj në atë konkurs.

Megjithatë, përveç gruas së tij, në Komunën e Podujevës është punësuar edhe motra e tij, për të cilën ai thotë se nuk ka qenë asamblist i LVV-së në kohën kur ajo e ka marrë kontratën.

“Punësimi është i vërtetë, por motra punon në arsim prej 2011, masanej një kohë ka qenë e larguar prej pune, tani një konkurs ka hyrë prapë. Edhe gruaja është e punësuar me një gjysmë-norme, por me konkurs të rregullt. Nuk e di si ka ndodhur. Një kohë ka pauzuar. Nuk e di saktë, ose 2019 ose 2020, është në shkollë fillore”, tha ai në një përgjigje për Paparacin.

Po ashtu, ai tha se në konkursin kur është pranuar gruaja e tij nuk ka pasur shumë konkurrencë.

“Gruaja ka gjasa që është punësuar në vitin 2021-2022. Në kohën kur është punësuar motra s’kam qenë asamblist, ndërkohë gruaja u punësu masi jam zgjedhur asamblist. Në konkurs konkurrenca ka qenë shumë e vogël, për 4 pozita kanë konkuru 7-8 persona, kështu që nuk ka pasur ndonjë send”, shtoi ai.

Paparaci ka kontaktuar edhe me drejtorin e Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu, por i njëjti nuk ka dhënë detaje për këtë çështje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?