Vulini i shkon Lavrovit në Moskë, temë Kosova

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin e ka takuar sot në Moskë ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov. Siç raportojnë mediat serbe, Vulin ia ka përcjellur Lavrovit mesazhin e Vuçiqit se ai “nuk e harron vëllazërinë shekullore”, duke kujtuar se Serbia është i vetmi vend që ka refuzuar t’i […]
Siç raportojnë mediat serbe, Vulin ia ka përcjellur Lavrovit mesazhin e Vuçiqit se ai “nuk e harron vëllazërinë shekullore”, duke kujtuar se Serbia është i vetmi vend që ka refuzuar t’i vë sanksione Serbisë.
Po ashtu, Vulin e ka falënderuar Lavrovin për “mosnjohjen e Kosovës”.Vulini i shkon Lavrovit në Moskë, temë Kosova
“Serbia është shtet i pavarur dhe i zgjedh miqtë e vet”, citohet të ketë thënë Vulin.
Vulin tha se “janë shkelur të gjitha parimet e së drejtës ndërkombëtare”, duke theksuar ndalimin e vizitës së Lavrovit në Serbi.
Për mosnjohjen e Kosovës, thuhet se Lavrov e ka garantuar Vulinin.












