Vuçiq për marrëveshjen me Kosovën: Jam skeptik, nuk shoh hapësirë për përparim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk është optimist për arritjen e marrëveshjes me Kosovën për ri-regjistrimin e targave të veturave. “Jam skeptik dhe thjesht nuk shoh hapësirë për përparim, por na takon neve të bëjmë më të mirën”, tha Vuçiq më 26 gusht në Oseçinë, ku hapi Panairin e Kumbullës. I pyetur […]

“Jam skeptik dhe thjesht nuk shoh hapësirë për përparim, por na takon neve të bëjmë më të mirën”, tha Vuçiq më 26 gusht në Oseçinë, ku hapi Panairin e Kumbullës.

I pyetur nga një gazetar nëse pret tensione më 1 shtator, data për të cilën autoritetet e Kosovës njoftuan për zbatimin e vendimeve për riregjistrimin e automjeteve dhe për dokumentet personale, Vuçiq u përgjigj:

“Nuk mendoj se mund të ndodhë asgjë më 1 shtator, por kjo është çështje kohe, sepse riregjistrimi që ata synojnë të kryejnë zgjat dy muaj. Ndërkaq, për sa i përket dhënies së dokumenteve, mund të ketë tension edhe më 1 shtator, nëse nuk pranojnë që serbët me dokumente personale serbe të mund të shkojnë në shtëpitë e tyre në Kosovë dhe nga atje të hyjnë në Serbinë qendrore”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk është optimist për arritjen e marrëveshjes me Kosovën për ri-regjistrimin e targave të veturave.

“Jam skeptik dhe thjesht nuk shoh hapësirë për përparim, por na takon neve të bëjmë më të mirën”, tha Vuçiq më 26 gusht në Oseçinë, ku hapi Panairin e Kumbullës.

I pyetur nga një gazetar nëse pret tensione më 1 shtator, data për të cilën autoritetet e Kosovës njoftuan për zbatimin e vendimeve për riregjistrimin e automjeteve dhe për dokumentet personale, Vuçiq u përgjigj:

“Nuk mendoj se mund të ndodhë asgjë më 1 shtator, por kjo është çështje kohe, sepse riregjistrimi që ata synojnë të kryejnë zgjat dy muaj. Ndërkaq, për sa i përket dhënies së dokumenteve, mund të ketë tension edhe më 1 shtator, nëse nuk pranojnë që serbët me dokumente personale serbe të mund të shkojnë në shtëpitë e tyre në Kosovë dhe nga atje të hyjnë në Serbinë qendrore”, tha Vuçiq.

Të dy zyrtarët e kanë vizituar Prishtinën dhe më pas Beogradin, ku kanë diskutuar me zyrtarët e të dyja vendeve për parandalimin e përshkallëzimit të mundshëm të situatës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në një konferencë për media në Beograd, më 26 gusht, Escobar tha se SHBA-ja po kërkon nga të dyja palët që të zotohen se nuk do të ketë dhunë.

Ai vlerësoi, gjithashtu, se bisedimet ishin të vështira, por “pashë vullnetin për të gjetur një zgjidhje, vullnetin për të ndërtuar besimin në proces”.

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë zbatimin e vendimeve për në fillim të shtatorit, pasi serbët lokalë në veri, më 31 korrik, u revoltuan dhe vendosën barrikada në rrugë.

Më pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 gusht u takuan në Bruksel, për të gjetur një zgjidhje në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk u arrit rezultat konkret. /REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?