Vuçiq: Bisedime jo të lehta me Lajçakun dhe Escobarin, do të takohemi sërish pas orës 22:00

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një takim me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar. Në një video të publikuar në Instagram, Vuçiq tha se bisedimet nuk ishin të lehta dhe shtoi se ato do të vazhdojnë […]

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një takim me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Në një video të publikuar në Instagram, Vuçiq tha se bisedimet nuk ishin të lehta dhe shtoi se ato do të vazhdojnë sonte pas orës 22:00.

Takimi në ndërtesën e Kryesisë ka nisur në ora 17:00 dhe ka zgjatur rreth 40 minuta. Përveç Lajçakut, Escobar dhe presidenti i Serbisë, ishin të pranishëm edhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Serbi, Christopher Hill dhe Emanuele Giofre, tha Vuçiq.

Në një video-mesazh për qytetarët, ai tha se do të luftojë për paqe dhe stabilitet, por se kurrë nuk do të devijojë nga interesat jetike kombëtare dhe siguria e qytetarëve.

Sipas njoftimit të Vuçiqit, vazhdimi i takimit pritet pas orës 22:00.

Lajçak dhe Escobar më herët gjatë ditës së sotme kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe në ndërtesën komunale të Mitrovicës Veriore, pas së cilës i dërguari i posaçëm i BE-së tha se ai dhe Escobar po bëjnë gjithçka që të mos ketë përsëri barrikada.

Një ditë më parë, më 24 gusht, të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së zhvilluan takime edhe me zyrtarë të Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?