Vritet nga shpërthimi i bombës i emëruari i Rusisë në Ukrainë

Vritet nga shpërthimi i bombës i emëruari i Rusisë në Ukrainë

Kryetari i emëruar nga Moska në qytetin e pushtuar ukrainas, Mihajllivka, Ivan Sushko, është vrarë nga shpërthimi i një makine-bombë. Përfaqësuesi i autoriteteve të vendosura nga Rusia në rajonin e Zaporizhjas në Ukrainë, Volodymyr Rogov, ka thënë në platformën Telegram më 24 gusht se Sushko ka vdekur në spital, pasi një bombë “e vendosur qëllimshëm […]

Përfaqësuesi i autoriteteve të vendosura nga Rusia në rajonin e Zaporizhjas në Ukrainë, Volodymyr Rogov, ka thënë në platformën Telegram më 24 gusht se Sushko ka vdekur në spital, pasi një bombë “e vendosur qëllimshëm nën ulësen e makinës së tij” ka shpërthyer.

Prej kur Rusia ka nisur emërimin e zyrtarëve në zonat që ka marrë nën kontroll nga nisja e luftës, disa prej tyre janë sulmuar.

Më 6 gusht, Vitaliy Hura, zëvendëskryetar i emëruar nga Rusia në qytetin ukrainas, Nova Kakovka, është qëlluar për vdekje nga një sulmues i paidentifikuar teksa ka qenë duke dalë nga shtëpia.

Një ditë më vonë, agjencitë ruse të lajmeve kanë raportuar se guvernatori i emëruar nga Rusia në rajonin Herson, Volodymyr Saldo, është shtruar në spital.

Në disa raportime është thënë se ai mund të jetë helmuar.

Më 24 qershor, një makinë-bombë në Herson ka lënë të vdekur udhëheqësin e emëruar nga Rusia për politika të të rinjve në Herson, Dmytro Savluchenko.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. /REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?