Vdes 28-vjeçari në Prishtinë pasi ra nga një lartësi

Një 28-vjeçar ka vdekur sot pasi ra nga një lartësi në rrugën “Holger Pedersen”, në Prishtinë. Për Express lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo tha se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim […]
Për Express lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo tha se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve.
Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës, ndërsa është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
“Sot në stacionin policor Jugu, në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në rrugën “Holger Pedersen” në Prishtinë, ku viktima mashkull, 28 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.












