Vazhdojnë takimet para 1 shtatorit: Kurti bisedon me përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s dhe BE-së

Vazhdojnë takimet para 1 shtatorit: Kurti bisedon me përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s dhe BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorët dhe përfaqësuesit e misioneve në Kosovë të shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe Japonisë dhe Zvicrës. Kështu është njoftuar përmes një komunikate nga qeveria ku, është shtuar se në takim është potencuar përkushtimi i palëve për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe përfaqësuesve të shteteve […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorët dhe përfaqësuesit e misioneve në Kosovë të shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe Japonisë dhe Zvicrës.

Kështu është njoftuar përmes një komunikate nga qeveria ku, është shtuar se në takim është potencuar përkushtimi i palëve për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare të NATP-s dhe BE-së.

Po ashtu njoftohet se në këtë takim është biseduar edhe për proceset çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Komunikata e plotë:

Kryeministri Kurti takoi përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s e BE-së, si dhe Japonisë e Zvicrës

Prishtinë, 26 gusht 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorët dhe përfaqësuesit e misioneve në Kosovë të shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe Japonisë e Zvicrës.

Në takimin e përbashkët me Zëvendëskryeministrin e Parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u potencua përkushtimi i palëve për bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve në Kosovë të shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe Japonisë e Zvicrës.

Lidhur me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, kryeministri Kurti ritheksoi se Republika e Kosovës ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë, drejt një marrëveshjeje që në qendër ka njohjen reciproke. Ai prezantoi elementet e gjashtë kapitujve të Kornizës së Përgjithshme të marrëveshjes së ardhshme me Serbinë, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër.

Në këtë takim, që pason atë të djeshmin me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të shteteve të QUINT-it, u bisedua edhe për proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?