Ukraina: Kemi vrarë mbi 45 mijë ushtarë rusë për gjashtë muaj luftë

Qeveria e Ukrainës ka publikuar raportin e saj të fundit sa i përket humbjeve të ushtrisë ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ku dje u shënua 6 mujori i fillimit të konfliktit, përcjell Periskopi. Në listën e tyre të dëmeve të shkaktuara drejt ushtrisë ruse, autoritetet e Ukrainës theksuan se deri më tani […]
Në listën e tyre të dëmeve të shkaktuara drejt ushtrisë ruse, autoritetet e Ukrainës theksuan se deri më tani janë vrarë rreth 45.850 ushtarë rusë, janë shkatërruar 202 helikopterë rusë, 234 aeroplanë, e 4245 mjete të tjera të luftës.
Nga llogaritjet e tyre, qeveria tha se ushtarët ukrainas kanë shkatërruar 1929 tanke ruse , 148 sisteme lufarake kundër-ajrore dhe 15 anije luftarake që i përkisnin trupave ruse. /Periskopi/












