U rrahën për një parcelë, arrestohen dy persona në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot rreth roës 15:00 ka pranuar një informacion se në rrugën “Rexhep Bislimi” është një rast i lëndimit trupor, shkruan Express. Atje dy persona me inicialet S.A 35 vjeç dhe J.A 30 vjeç janë sulmuar fizikisht, shkaku i një mosmarrëveshje mes dy familjeve të tyre për një parcelë. Policia […]
Atje dy persona me inicialet S.A 35 vjeç dhe J.A 30 vjeç janë sulmuar fizikisht, shkaku i një mosmarrëveshje mes dy familjeve të tyre për një parcelë.
Policia njofton se të dy janë dërguar në qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Dy të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizajt dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim trupor””, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Të nderuar.
Në bashkëngjitje të kesaj shkrese keni komunikatën e radhës nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Ferizaj
Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 15:00 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Rexhep Bislimi” në Ferizaj është një rast të lëndimit trupor.
Ngjarja kishte ndodhur kur dy personat me inicialet S.A ( M/K) i moshës 35 vjeçar dhe J.A ( M/K) i moshës 30 vjeçar, shkak i një mosmarrëveshje mes dy familjeve të tyre, për një parcelë ( ngastër toke) kishin pësuar lëndime trupore mes vete nga sulmet fizike, të cilët më pas për ndihmë mjekësore ishin dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj.
Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur policët hetues të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.
Dy të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizajt dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim trupor”












