U raportua se u largua nga “Guxo”, lajmërohet Doarsa Kica, falenderon këtë person

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës e cila kohë më parë u raportua se është larguar nga Lista e Vjosa Osmanit, Doarsa Kica Xhelili është lajmëruar përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, shkruan Periskopi. Ajo ka falënderuar për kontributin e dhënë Ziadin Selën, kreun e Aleancës së Shqiptarëve, i cili sot […]
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës e cila kohë më parë u raportua se është larguar nga Lista e Vjosa Osmanit, Doarsa Kica Xhelili është lajmëruar përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, shkruan Periskopi.
Ajo ka falënderuar për kontributin e dhënë Ziadin Selën, kreun e Aleancës së Shqiptarëve, i cili sot dha dorëheqje nga ky post.
“Faleminderit për atë që përfaqësoni z. Ziadin Sela”, ka shkruar Kica Xhelili në Facebook.
Kica dhe Sela janë bashkëvendës, të dy vijnë nga Struga.
Kujtojmë se Periskopi kishte kontaktuar Kica-Xhelilin për të marr detaje rreth raportimeve për largimin e saj nga ‘Guxo’, por e njëjta nuk kishte qenë e qasshme.













