Trusti-i rikuperon humbjet e mëdha

Trusti-i rikuperon humbjet e mëdha

Agresioni rus mbi Ukrainë ka pasur ndikim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare. Kriza e kishte goditur edhe Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës-Trust-in, si rrjedhojë e investimit të këtij fondi në tregjet ndërkombëtare financiare në Evropë dhe në SHBA. Muaji i fundit ka qenë shumë pozitiv në kthimin e investimeve në këtë institucion, shkruan Periskopi. […]

Në fund të muajit shkurt, zyrtarë të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës patën konfirmuar se si pasojë e kësaj krize në tregjet ndërkombëtare financiare, Trusti ka pësuar rënie prej afro 100 milionë eurove.

Gjithsej 90 milionë euro ishte shuma që Trusti lajmëroi se ka humbur nga investimet në tregjet e jashtme, vetëm në 7 ditët e para të fillimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Pastaj pati ngritje përsëri dhe një rënie më të ngadaltë.

Mirëpo, sipas të dhënave më të fundit nga tregjet e jashtme, shihet se ka pasur një përmirësim pozitiv të kthimit nga investimet.

Fiks 2,402,314,108 është shuma që Trusti e ka raportuar që e ka nën menaxhim nga data 22 gusht 2022, sipas grafikonit të saj të publikuar, raporton Periskopi.

Më 25 shkurt, mjetet nën menaxhim kanë qenë 2, 286, 571, 013 euro, kohë kjo ku ishte raportuar për rreth 90 milionë humbje. Pra bazuar në të dhënat e asaj date, tash janë plus 116 milionë euro në fond.

Trust e kishte mbyllur vitin 2021 me një shumë prej 2,353,174,911 euro nën menaxhim.

Kujtojmë se deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës patën dërguar në Kuvend nismën për ndryshimin e Ligjit për Trusti-në që do t’ua mundësonte qytetarëve të tërheqin 30 për qind të kursimeve të tyre, në mënyrë që t’i bëjnë ballë inflacionit. Por, më 23 qershor, Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, nuk kishte kaluar në Kuvend me 57 votat kundër të deputetëve në pushtet. Tash, ka rreth një muaj që një peticion për Trustin u dorëzua në Kuvend.

Mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve u mblodhën në qytete të ndryshme nga organizatorët e këtij peticioni.

Por pavarësisht kësaj, vullneti i qytetarëve është proceduar akoma në Kuvend.

Fondi i Kursimeve Pensionale ka mbi 700 mijë kontributpagues. Rreth 80 për qind e mjeteve janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare dhe rreth 22 për qind në Kosovë./PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?