Trajkoviq ia sqaron Vuçiqit se KFOR ofron sigurinë për të gjitha komunitetet në Kosovë

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, i ka sqaruar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se cila është në të vërtetë detyra e mandatit të KFOR-it. Ajo këtë e bëri përmes një reagimi në twitter, si përgjigjie ndaj kërkesave drejt NATO-s, të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nëse NATO nuk mbron serbët e Kosovës do […]
Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, i ka sqaruar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se cila është në të vërtetë detyra e mandatit të KFOR-it.
Ajo këtë e bëri përmes një reagimi në twitter, si përgjigjie ndaj kërkesave drejt NATO-s, të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nëse NATO nuk mbron serbët e Kosovës do të ndërhyjnë, përcjell Klankosova.tv.
”Meqenëse presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk duket se e di se cili është mandati i NATO_KFOR-it në të vërtetë. Detyra kryesore e KFOR-it është të ofrojë siguri dhe LIRINË E LËVIZJES për të gjitha komunitetet në Kosovë.Po edhe heqja e barrikadave është në mandatin e KFOR-it’’, shkruan Trajkoviq.












