Studimi nga ShBA: Boja e tatuazheve mund të ketë kimikate që shkaktojnë kancer

Studimi nga ShBA: Boja e tatuazheve mund të ketë kimikate që shkaktojnë kancer

Zhvillimi njoftohet nga Universiteti i New York në Binghamton, i cili analizoi 56 tipet më të përdorura të bojës nga artistët e tatuazheve në SHBA. Studimi i tyre thoshte se afro gjysma e bojërave të përdorura për gjilpërat përmbanin kimikate që njihen se mund te shkaktojnë kancer. Studiuesit thanë se 23 prej tyre kishin mundësinë të […]

Studimi i tyre thoshte se afro gjysma e bojërave të përdorura për gjilpërat përmbanin kimikate që njihen se mund te shkaktojnë kancer.

Studiuesit thanë se 23 prej tyre kishin mundësinë të përmbanin elementët e dëmshëm të njohur si azo-përbërës.

Megjithse azo-përbërësit nuk janë diçka për t’u shqetësuar nëse janë të plotë nga ana kimike, bakteriet ose rrezet ultraviolet të diellit mund t’i degradojnë ato në përbërës të tjerë që janë karcinogjenë (shkaktues kanceri).

“Shumë pak dihej për përbërien e bojërave të tatuazheve, prandaj ne nisëm të analizonim tipet kryesore të përdorura,” tha autori drejtues i studimit John Swierk në deklaratën e tij , pas takimit të djeshëm të shoqatës amerikane për kiminë.

“Çuditërisht nuk ka dyqane ngjyrash që prodhojnë pigmenet për bojra specifike tatuazhesh, por ato prodhohen të gjitha nga kompanitë e mëdha dhe duket se janë të njëjta me ngjyrosësit e pikturimit apo të tekstileve”, tha Swierk.

Mediat amerikane thonin se lajmi me siguri do të shkaktojë alarm pasi më shumë se 100 milionë amerikanë kanë të paktën një tatuazh.

Sipas statistikave në një studim të 2019, 35% e njerëzve në SHBA kanë zbukurime të tilla në lëkurë.

Por megjithë përdorimin e tyre të gjerë, tatuazhet në SHBA konsiderohen si produkt kozmetik dhe nuk është nevoja që të aprovohen nga administrata e mjekimeve FDA, para përdorimit.

Ndërsa në Bashkimin Evropian është lëshuar këtë vit një masë ndalimi për dy ngjyra mjaft të përdorura tatuazhësh, blu dhe e gjelbër pasi rregullatorët vendosën se përmbanin kimikate të rrezikshme.

Boja e tatuazheve përbëhet nga dy elementë; pigmenti dhe solucioni lidhës.

Pigmenti mund të jetë një përbërës molekular ose solid, siç është dyoksidi i titanit.

Ndërsa substanca tjetër shërben për të transportuar pigmentin në shtresat e mesme të lëkurës.

Grupi kishte analizuar elementët kimikë në një seri teknikash, përfshi dhe me mikroskop elektronik (electron microscopy)

Përveç zbulimit të azo-përbërësve në 23 lloje pigmentesh, ata konfirmuan prezencën e ingredientëve të tjerë që nuk listoheshin në etiketa.

Në një prej rasteve nuk ishte listuar etanoli, por në analizë ai ishte i pranishëm.

Swierk dhe grupi i tij thonë se shpresojnë që studimi të rrisë transparencën për përbërësit dhe ingredientët. /TopChannel/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?