Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të Grenellit: S’do ketë emisar special për dialogun Kosovë-Serbi

Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të Grenellit: S’do ketë emisar special për dialogun Kosovë-Serbi

Shtëpia e Bardhë nuk do të emërojë emisar special për dialogun Kosovë-Serbi. Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë i tha Pavlovic Today të hënën se Presidenti Biden ka “dy ambasadorë të konfirmuar në rajon, të cilët po punojnë aktivisht për këtë çështje në bashkëpunim të ngushtë me BE-në”. Kjo përgjigje vjen nga Shtëpia e Bardhë pas […]

Shtëpia e Bardhë nuk do të emërojë emisar special për dialogun Kosovë-Serbi.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë i tha Pavlovic Today të hënën se Presidenti Biden ka “dy ambasadorë të konfirmuar në rajon, të cilët po punojnë aktivisht për këtë çështje në bashkëpunim të ngushtë me BE-në”.

Kjo përgjigje vjen nga Shtëpia e Bardhë pas kërkesës që parashtroi ish-emisari amerikan, Richard Grenell, i cili javën e kaluar i bëri thirrje Joe Biden të “përshpejtojë” dhe të emërojë një të dërguar presidencial për Serbinë dhe Kosovën.

“Ajo që na duhet tani është diplomacia me muskuj”, tha Grenell.

“Ka shumë individë brenda komunitetit të politikës së jashtme që kanë atë gravitacion, që kanë atë aftësi për të hyrë në Zyrën Ovale, që Joe Biden i vlerëson. Ata njerëz duhet të ngrenë dorën dhe të dalin vullnetarë”.

Grenell pati thënë se është i shqetësuar që kryeministri i Kosovës Albin Kurti “hodhi poshtë të gjitha idetë e BE-së dhe SHBA-së” dhe i kërkoi Presidentit Biden që të sjellë dërgojë lidershipin amerikan, për të cilin tha se është aq i nevojshëm në Ballkan

Të martën në mëngjes në Beograd, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të udhëtojë në ditët në vijim në Beograd dhe Prishtinë “për të treguar nivelin tonë të lartë të interesimit dhe angazhimit në këtë çështje”.

Por, Price ka thënë gjithashtu se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nuk ngurron që të përfshihet edhe personalisht në dialogun Kosovë-Serbi nëse e sheh të nevojshme

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?