Shefi i OBSH-së: Dua t’i dërgoj para familjes sime të uritur në Etiopi, por nuk mundem

Shefi i OBSH-së: Dua t’i dërgoj para familjes sime të uritur në Etiopi, por nuk mundem

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus, ka thënë se nuk mund t’iu dërgojë të holla familjarëve “të uritur” në rajonin Tigray në Etiopi. “Kam shumë familjarë atje. Dua t’iu dërgoj para, por nuk mundem”, ka thënë ai në një konferencë për media. “Nuk e di se kush është i gjallë e kush […]

“Kam shumë familjarë atje. Dua t’iu dërgoj para, por nuk mundem”, ka thënë ai në një konferencë për media.

“Nuk e di se kush është i gjallë e kush i vdekur”, ka vazhduar ai.

Prej kur ka nisur lufta më 2020, ky rajon është shkëputur nga pjesa tjetër e botës, pa qasje në telefon apo internet.

Qeveria e Etiopisë është akuzuar për vënie të bllokadës në këtë rajon, e cila ka penguar furnizimet.

Vetë Qeveria ka thënë se lufta është fajtore për mungesa furnizimesh.

Programi Botëror për Ushqim ka thënë se pothuajse gjysma e popullsisë prej 5.5 milionë banorësh në Tigray, ka nevojë të madhe për ushqim.

Kjo nuk është hera e parë që Tedros, ish-ministër i Shëndetësisë në Etiopi, ka folur për luftën.

Të mërkurën, ai ka thënë se situata është më e keqe se në Ukrainë dhe ka sugjeruar se racizmi është mbrapa mënyrës sesi u është përgjigjur bota këtyre konflikteve.

“Mund t’ju them se kriza humanitare në Tigray është më e madhe sesa në Ukrainë, pa e ekzagjeruar. E kam thënë shumë muaj më parë, ndoshta arsyeja qëndron te ngjyra e lëkurës së njerëzve në Tigray”.

Luftimet kanë nisur sërish këtë javë në këtë rajon, pas një armëpushimi të arritur në mes të forcave të Tigrayt dhe Qeverisë së Etiopisë.

Lufta ka shpërthyer më 2020, pasi kryeministri, Abiy Ahmed, ka urdhëruar dërgimin e trupave në Tigray për të rrëzuar Fronti Popullor Çlirimtar (TPLF), duke akuzuar rebelët se kanë sulmuar kampet ushtarake federale.

Ky vendim është marrë pas disa muajsh tensione mes Qeverisë dhe TPFL-së, e cila ka dominuar politikën e Etiopisë për tri dekada, derisa Abiy ka marrë pushtetin më 2019.

Si pasojë e luftimeve në shtetin e dytë më të madh të Afrikës, mijëra njerëz janë vrarë, miliona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe shumë të tjerë janë përballur me varfëri./rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?