ShBA dërgon pakon më të madhe financiare drejt Ukrainës në gjashtë mujorin e luftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka konfirmuar se ShBA është duke dërguar një pako të re 3 miliardë dollarëshe me armë dhe pajisje drejt Ukrainës, shkruan BBC, përcjell Periskopi. Kjo është dërgesa më e madhe amerikane e sigurisë drejt Kievit deri më sot, thuhet në një njoftim nga Biden. Ai shtoi […]
Kjo është dërgesa më e madhe amerikane e sigurisë drejt Kievit deri më sot, thuhet në një njoftim nga Biden.
Ai shtoi se paratë e dërguara do të mundësojnë që Ukraina të blejë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe të artilerisë, si dhe radarë e municion.
Në shënimin e gjashtë mujorit të pushtimit, Biden tha se ukrainasit kanë “insipiruar botën me kurajon e tyre dhe përkushtimin ndaj lirisë”.
Ukraina do të mbetet një komb sovran dhe i pavarur, shtoi ai. /Periskopi/












