Rusët kanë spiunuar ushtarët ukrainas që po trajnohen në Gjermani

Rusët kanë spiunuar ushtarët ukrainas që po trajnohen në Gjermani

Forcat gjermane të sigurisë kanë “indikacione” se shërbimet sekrete të Rusisë kanë spiunuar ushtarët ukrainas që po qëndrojnë në Gjermani për t’u trajnuar si të përdorin armët e Perëndimit, ka raportuar revista gjermane, Spiegel të premten. Forcat ushtarake gjermane kanë identifikuar disa pajisje të dyshimta jashtë dy qendrave të trajnimit. Dronë të vegjël janë përdorur […]

Forcat ushtarake gjermane kanë identifikuar disa pajisje të dyshimta jashtë dy qendrave të trajnimit.

Dronë të vegjël janë përdorur po ashtu për të fluturuar jashtë qendrave të trajnimit dhe më pas janë larguar, ka thënë Spiegel pa cituar burimet e veta.

Ushtarët ukrainas janë duke u trajnuar në landin perëndimor, Rajnland Patatinate si dhe në Bavari, ku ushtria amerikane është duke mësuar ukrainasit si të përdorin sisteme të artilerisë.

Burime të sigurisë kanë pohuar se shërbimet ruse kanë përdorur skanerë teksa kanë tentuar të fitojnë qasje në telefonat mobilë të ushtarëve ukrainas, është thënë në artikullin e revistës.

Gjermania është duke gjykuar të dyshuarit për spiunim për shtetin e Rusisë.

Vitin e kaluar, një gjykatë në Gjermani ka dënuar një burrë rus me burgim të përjetshëm, pasi ka qëlluar për vdekje një komandant çeçen në një park në Berlin.

Prokurorët kanë thënë se Moska e ka dhënë urdhrin për vrasje.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./ REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?