Rrahman Jasharaj lutë Qeverinë Kurti që të ulet me sindikatat pa ardhur 1 shtatori

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se greva në sektorin e arsimit do të vazhdojë edhe pas 1 shtatorit, nëse Qeveria Kurti vazhdon me “barikadimin dhe qasjen e gabuar” ndaj kërkesave të tyre. “Nëse gjërat ndodhin kështu, dhe Qeveria vazhdon me barikadimin dhe qasjen e gabuar ndaj kërkesave tona, fatkeqësisht po them se greva […]

“Nëse gjërat ndodhin kështu, dhe Qeveria vazhdon me barikadimin dhe qasjen e gabuar ndaj kërkesave tona, fatkeqësisht po them se greva do të fillojë më 25 gusht dhe do të vazhdojë gjeneralizimin e kërkesave nga çerdhet e deri në universitet. Pra grevë do të ketë edhe më 1 shtator e tutje, nëse qeveria ka këtë qasje”, ka thënë Jasharaj në Klan Kosova.

“Greva fillon më 25 gusht dhe do të vazhdojë, grevë do të ketë edhe më 1 shtator e tutje nëse qeveria vazhdon kështu”.

Jashari i bëri thirrje Qeverisë që të bisedojnë me sindikata, para datës 1 shtator, për të arritur një zgjidhje.

“Lus qeverinë Kurti që të ulet me sindikatat pa ardhur 1 shtatori, që të bëjmë një zgjidhje të pranueshme në mënyrë që kjo grevë të zgjasë sa më pak”, u shpreh ai.

Sa i përket deklaratës së ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, se më 1 shtator do të ketë mësim, Jasharaj tha se është “e çuditshme”.

“Deklarata se do të ketë mësim më 1 shtator është e çuditshme dhe po e dëgjoj për herë të parë në 20 vitet e fundit, edhe pse edhe në të kaluarën kemi bërë greva dhe nuk e di me kë do të fillojë mësimin zonja Nagavci, kur dihet se nga nesër punëtorët e arsimit do të jenë në grevë”, tha Jasharaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?