Restelica: Kam dhënë dorëheqje më 19 gusht

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Prishtina Parking, Liridon Restelica, ka thënë se ai ka dhënë dorëheqje më 19 gusht, kështu duke publikuar edhe letrën e dorëheqejes. Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Gazeta10. “Unë kam dhënë dorëheqje me datë 19 gusht 2022, ditë e premte, të njejtën e […]
Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Gazeta10.
“Unë kam dhënë dorëheqje me datë 19 gusht 2022, ditë e premte, të njejtën e kam protokoluar pranë zyrës përkatëse të kompanisë ku kam kryer funksionin. Arsyet e dorëheqjes veqse janë të theksuara ne akt-dorëheqjen. Sot, u trumbetua nëpër media për kinse shkarkimin tim në orët e vona të mbrëmjes. Nuk kanë pasur nevojë për rrokada të tilla pasi dorëheqja ime ishte e parevokueshme.”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Më tej, Restelica ka thënë se do të shikojë mundësitë ligjore për të mbrojtur reputacionin e tij dhe të kolegëve.
Rreth dorëheqjes së Restelicës, ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se ai është shkarkuar për keqpërdorim të detyrës.












