Reduktimet e rrymës vazhdojnë edhe një javë, Blloku B2 nuk kthehet deri më 1 shtator

Reduktimet e rrymës vazhdojnë edhe një javë, Blloku B2 nuk kthehet deri më 1 shtator

Edhe për një javë do të vazhdojnë reduktimet e rrymës në Kosovë, nëse nuk vendoset që ajo të importohet, shkruan Periskopi. Furnizimi i rregullt më energji elektrike do ndodhë vetëm pasi të ndizet Blloku B2 i termocentralit Kosova B, i cili është në remont që nga data 7 gusht. Sipas njoftimeve të fundit, ky bllok […]

Furnizimi i rregullt më energji elektrike do ndodhë vetëm pasi të ndizet Blloku B2 i termocentralit Kosova B, i cili është në remont që nga data 7 gusht.

Sipas njoftimeve të fundit, ky bllok do të kthehet në funksion më datë 1 shtatorë. Këtë e ka konfirmuar për Periskopin, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

“Blloku B2 në bazë të planifikimit është dashur të kthehet me 1 shtator. Por, për shkak të gjendjes së vështirësuar, janë bërë përpjekje maksimale që të kthehet me datë 26 gusht. Jemi njoftuar që do të kthehet në kohën e planifikuar në fillim”, tha Buzhala.

Në Kosovë janë duke vazhduar reduktimet e rrymës që rreth dy javë, ngase sipas KEDS-it, prodhimi i rrymës nga KEK, nuk është duke e mbuluar kërkesën për energji.

Më funksionalizmin e bllokut B2, do të ketë diku rreth 780 megavatë-orë energji elektrike, të prodhuara nga termocentralet. Kjo sasi e shtuar e rrymës do të mjaftojë për të furnizuar konsumin veror të Kosovës pa reduktime, pasi prodhimi aktual është rreth 530 MW, ndërsa konsumi sillet 630  deri në 660 MW.

Më 18 gusht, KEK ka pranuar disa rekomandime nga Komiteti Teknik për Energji. Rekomandimi kryesor ishte që korporata duhet të shfrytëzojë mjetet e mbetura (rreth  7 milion Euro.) nga subvencioni i bartur nga Qeveria e Kosovës për import të energjisë elektrike për të mbuluar kërkesën për furnizim më rrymë. Edhe sot, importi i rrymës ka qenë zero. Reduktimet kanë vazhduar. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?