Qeveria plan t’ua ndalë pagat grevistëve, Jasharaj për Periskopin: Skandal i tmerrshëm, uroj të jetë vendim nën emocione

Anëtarët e Këshillit Grevist të BSPK-së dhe ata të Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së kanë nisur sot grevën e përgjithshme nëpër institucione publike, si shenjë pakënaqësie të shpërfilljes së kërkesës së tyre për 100 euroshin shtesë dhe Ligjin për Paga. E pikërisht sot, në media po qarkullon një vendim i Ministrisë së Financave që t’u […]
Në rast se ekziston një vendim i tillë, Rrahman Jasharaj për Periskopin ka thënë se do të krijohen situata kastastrofale në Kosovë.
‘’’Po uroj që ky vendim nëse ekziston, të jetë vendim që është marrë nën emocione, përndryshe do të krjojë situata të tmerrshme në Kosovë sepse po luftojmë edhe për një kafshatë goje, e nëse na ndalet edhe kjo kafshatë, lëvizjet do të jenë të paparashikuara dhe Qeveria Kurti duhet ta dijë këtë.’’, tha Jasharaj.
‘’ Nëse Qeveria Kurti vërtetë mendon që të krijojë situata tensionuese e përplasje sociale, mund të marrë edhe hapa të tillë që janë ndëshkues e kërcënues dhe me qëllim që greva të humbë fuqinë e vet. Por le të hyjnë fillimisht le ta lexojnë Ligjin për Greva, por ne po angazhohemi fillimisht që t’ua shtojmë familjeve të tyre nga një kafshatë buke dhe nëse Qeveria Kurti do t’ua ndalë edhe bukën që e kanë tani, le ta dijë që është në përplasje dhe është duke e shkelur Ligjin dhe kështu nuk do mund të quhet shtet demokratike por shtet në diktaturë, dhe do të ishte një skandal i tmerrshëm dhe ne pastaj s’mund të përgjigjemi se çka do të ndodh. Do të ketë edhe konflikte, edhe përplasje, edhe përkeqësim të situatës dhe të qetësisë sociale sepse nëse i len njerëzit pa bukë, i len fëmijët e tyre të uritur dhe kjo do të jetë detyrë e Qeverisë që të ulet sot me ne dhe të gjejë zgjidhje e jo të marrë hapa ndëshkues’’, shtoi Jasharaj për Periskopin.
Tutje ai tregon nëse pas këtij vendimi që nuk e kanë pranuar zyrtarisht, do të tërhiqeshin nga greva apo do vazhdonin tutje.
Ne me kujdes, me këshilla greviste që janë do ta anlizojëmë këtë hap të pamatur dhe të keq të qeverisë dhe do të vendosim në bazë të zërit të anëtarësisë sepse ata që marrin paga nga buxheti, kanë këkruar që nësese asnjë veprim sindikal i garantuar me Ligj nuk jep fryte dhe rezultate të pritura, atëherë ne kemi mbështetjen dhe kërkesën e tyre për grevën e përgjithshme ngase janë harxhuar gjitha haapt që i lejon Ligji. Qeveria Kurti, si kurrë më parë nga qeveritë tjera, nuk ka bërë asnjë milimetër pozitive që të ulet me sindikatat dhe të këkrojë zgjidhje bashkë me to. Nëse merr masa tjera represive, është e natyrshme që vet të punësuarit do të kërkojnë veprime të tjera dhe ne do të jemi pran tyre.
Sot në media është publikuar një dokument për të cilin thotë se u ka shkuar grevistëve nga zv.sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu, në të cilin thuhet se të gjithë ata që i janë bashkuar kësaj greve duhet të pezullohen nga paga./PERISKOPI/












