Qeveria Kurti do të paguaj 6.250 euro në muaj për një punonjës të kulturës – apo sa 15 paga të një mësuesi

Qeveria Kurti do të paguaj 6.250 euro në muaj për një punonjës të kulturës – apo sa 15 paga të një mësuesi

6.250 euro në muaj (Gjashtëmijë e dyqind e pesëdhjetë) do të paguhet një menaxher i lartë i portofolave dhe analist i lartë i politikave në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë Kurti, gjatë dy viteve të ardhshme. Pra, 150 mijë euro paga do t’i marrë 1 zyrtar i Qeverisë Kurti për 2 vite. […]

Kjo po bëhet nëpërmjet një tenderi që ka hapur MKRS me 18 gusht të këtij muaji, për angazhimin e ekspertëve të çështjeve të caktuara për shërbime, konsulentë përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta.

MKRS ka hapur tender për pesë pozita, për të rekrutuar një konsulent për marrëdhënie me publikun në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, tre konsulentë (staf mbështetës) për zyrë të Drejtave të Autorit dhe një Menaxher të lartë të portofolave-Analist i lartë i politikave.

Katër të parët do të jenë ekspertë me shërbime ditore, ndërsa i fundit, ajo e Menaxherit të lartë të portofolave për një kohëzgjatje dy vjeçare.

Konsulenti për marrëdhënie me publikun do të marrë 13 mijë euro brenda 12 muajve.

Tre konsulentët për zyre të drejtave të autorit do të marrin nga 1958 euro për 15 ditë, apo 130 euro për një ditë pune.

Ndërsa, Menaxheri i Ri i Portofolave në MKRS të Qeverisë Kurti, i vetëm, brenda periudhës dy vjeçare,  do të marrë 150 mijë euro apo 6.250 euro në muaj.Nëse këtë pagë të këtij punonjësi të ri të Qeverisë Kurti do ta përkthenim në pagat e punëtorëve të tjerë të sektorit publik, atëherë kjo do të ishte e barasvlefshme me

15 paga të mësuesit për një muaj.  Kujtojmë se paga e mësuesit në Kosovë është 421 euro.

Paga prej 6 mijë e 25o euro e zyrtarit të lartë të kësaj qeverie po ashtu është e barasvlefshme me 16 paga të një polici kosovar për një muaj. Kujtojmë se paga e policit është 392 euro. Ndërsa nëse krahasohet kjo pagë e këtij zyrtari më pagat e mjekut në Kosovë, i bie që ai do të marrë brenda një muaji 10 paga të mjekëve, pasi që paga e mjekut të përgjithshëm është 615 euro.

Ose, kjo pagë e këtij zyrtari të super paguar prej 6.250 në muaj mund të krahasohet edhe me 15 paga të infermierëve për një muaj, pasi paga e infermierit në Kosovë është 425 euro.

Ndërsa nëse krahasohet me kolegët e tij në sektorin e kulturës ku do të angazhohet ky zyrtar i qeverisë Kurti do ta ketë pagën sa 15 aktorë të Teatrit Kombëtar për një muaj, pasi paga e tyre është 400 euro.

Ky tender i Qeverisë Kurti i cili është hapur me 18 gusht dhe do të jetë i hapur deri më 31 gusht, po zhvillohet në kohën kur sindikalistët kosovarë kanë nisur grevat masive në vend, duke kërkuar rritjen e pagave të tyre për shkak të inflacionit të madh që ka kapluar vendin dhe rritjen enorme të çmimeve të produkteve bazë për jetesë.

Deri sot, Qeveria Kurti jo që nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre, por i ka kërcënuar edhe me largim nga vendet e punës punëtorët sindikalistë. Ministritë përkatëse kanë kërkuar listat e punëtorëve të cilët janë bërë pjesë të grevave për sanksionimin e tyre në paga.

DOKUMENT

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?