‘Putin po e përdor termocentralin Zapporzhzhia për të shantazhuar Ukrainën’

Vladimir Putin mund të tentojë të përdor krizën e termocentralit bërthamor Zapporzhzhia si vegël për të detyruar dorëzimin e Ukrainës, ka thënë një eksperte, shkruan The Sun, përcjell Periskopi. Termocentrali i Zaporizhzhia është në duart e forcave të Putinit që nga fillimi i luftës, me botën që ka rritur frikën për një tjetër ankth të […]
Termocentrali i Zaporizhzhia është në duart e forcave të Putinit që nga fillimi i luftës, me botën që ka rritur frikën për një tjetër ankth të rrezatimit.
Por ekspertja e energjisë bërthamore, Olga Kosharna, ka thënë për Expressin britanik se Putin mund të përdor situatën e tensionuar në Zapporzhzhia për të detyruar Ukrainën të dorëzohet.
“Çfarë po ndodh në termocentral është një përpjekje për të detyruar Ukrainën të rikthehet në negociata ose të dorëzohet sepse qartësisht ata janë duke humbur luftën”, tha Kosharna.
“Ata janë histerikë sepse ata nuk mund të humbasin. Prandaj ata po përpiqen të përdorin këtë qendër bërthamore për të detyruar Ukrainën të dorëzohet ose të dialogojë. E gjithë situata që rusët kanë aranzhuar është shantazhi bërthamor”, tha ajo. /Periskopi/












