Policia e Kosovës del me një sqarim: E ashtuquajtura zyra serbe për Kosovë po vazhdon të mashtrojë dhe të keqinformojë opinionin

Policia e Kosovës del me një sqarim: E ashtuquajtura zyra serbe për Kosovë po vazhdon të mashtrojë dhe të keqinformojë opinionin

Policia e Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me një grabitje që ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën Qeta e Minatorëve në Mitrovicë. Sipas policisë, e ashtuquajtura zyra serbe për Kosovë, po vazhdon të mashtrojë dhe të keqinformojë opinionin lidhur me raste specifike të ndodhura në Republikën e Kosovës. Në njoftim thuhet […]

Sipas policisë, e ashtuquajtura zyra serbe për Kosovë, po vazhdon të mashtrojë dhe të keqinformojë opinionin lidhur me raste specifike të ndodhura në Republikën e Kosovës.

Në njoftim thuhet se kjo zyre, një rast të evidentuar si “grabitje” e vlerëson me elemente ndëretnike edhe pse ende nuk janë identifikuar personi/at e dyshuar. Rasti që i referohet është iniciuar sipas procedurave ligjore si “grabitje” dhe i njëjti është prezantuar në ‘Raportin 24 orësh të PK-së’ në mëngjesin e sotëm.

Policia thotë se lidhur me rastin janë duke kryer hetime intensive dhe nga hetimet preliminare del se ka qenë një rast siç është evidentuar “grabitje” dhe motivi ka qenë përfitimi pasuror, andaj nuk mund të ndërlidhet si rast me elemente ndëretnike.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, përfshirë informimin e opinionit në mënyrë të drejtë me informata zyrtare”, thuhet në njoftim.

Në vijim keni rastin e publikur mëngjesin e sotëm në raportin 24 orësh: GRABITJE

Rr. Qeta e Minatorëve, Mitrovicë 25.08.2022 – 22:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se gjersa ajo ishte duke qëndruar në shtëpinë e saj, aty kanë hyrë dy të dyshuar të maskuar dhe duke kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën kanë kërkuar nga ajo paratë. Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe është dërguar në tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?