Petkoviq i reagon Kurtit rreth takimit në Bruksel: Po thotë gënjeshtra, mos i besoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas disa ditësh nga takimi që pat në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, tregoi në mbledhjen e Qeverisë e më pas në një konferencë për media për detajet e takimit dhe propozimet që ai shtroi në tavolinën e bisedimeve. Kurti demantoi edhe disa nga deklaratat e Vuçiqit në lidhje […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas disa ditësh nga takimi që pat në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, tregoi në mbledhjen e Qeverisë e më pas në një konferencë për media për detajet e takimit dhe propozimet që ai shtroi në tavolinën e bisedimeve.
Kurti demantoi edhe disa nga deklaratat e Vuçiqit në lidhje me takimin, i cili i tha para tij në publik, derisa Kurti tha se respektoi një dakordim të brendshëm për të mos folur në publik.
Pas dhënies së informatave nga Kurti, ka reaguar menjëherë drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, duke bërë thirrje që të mos i besohet deklaratave të Kurtit, të cilat i quajti edhe “gënjeshtra”.
Ai tha se “e vërteta e vetme” është se delegacioni serb ka shkuar në Bruksel i përgatirur mirë, derisa u mundua që ta mbështesë deklaratën e tij, duke shtuar se të njëjtën e kanë thënë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, shkruan Tanjug.
“Kurti në mënyrë histerike ka refuzuar çdo zgjidhje të ofruar, sepse është e qartë se është i gatshëm për çdo gjë, përveç për dialog dhe kompromis. Kurti ka tentuar edhe një herë që dialogun në Bruksel ta bëjë të pakuptimtë. Ai deklaroi një sërë të pavërteta dhe gënjeshtrash, aq të dukshme sa që edhe përfaqësues të respektuar ndërkombëtarë e mohojnë atë”.
Petkoviq thotë se deklarimet e Kurtit nuk do ta ndikojnë Beogradin e Vuçiqin.
“Është gjithashtu përgjegjësi e komunitetit ndërkombëtar që të përpiqet të arsyetojë me Kurtin, sepse koha po ikën dhe njoftimet e tij për konflikt dhe përshkallëzim të krizës janë më të zhurmshme”.












