Përpos Escobarit, sot në Kosovë vjen edhe Lajçak

Sot në Prishtinë pritet të arrijë emisari amerikan, Gabriel Escobar, i shoqëruar nga ai i BE-së, Miroslav Lajçak. Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar vizitën e Escobar drejt Prishtinës dhe ka thënë se arsyeja e këtij udhëtimi është mbështetja e dialogut Kosovë-Serbi. Nga Prishtina, Escobar do të vazhdojë për në Beograd. Në përgjigjien e dhënë […]
Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar vizitën e Escobar drejt Prishtinës dhe ka thënë se arsyeja e këtij udhëtimi është mbështetja e dialogut Kosovë-Serbi.
Nga Prishtina, Escobar do të vazhdojë për në Beograd.
Në përgjigjien e dhënë nga zyrtarja për shtyp e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Paloma Hall Cabalero, thuhet se këtë vizitë të Lajçak në Kosovë por edhe në Serbi, e kërkoi përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.
”Në takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë të enjten e kaluar, të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë diskutimet. Në vazhdim të takimeve të javës së kaluar, Përfaqësuesi i Lartë Borrell i ka kërkuar Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak që të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi këtë javë (24-25 gusht 2022) në mënyrë që të avancohet drejt një zgjidhjeje të pëlqyeshme reciprokisht për të shmangur tensionet e reja në terren. Në misionin e tij, atij do t’i bashkohet edhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar”, thuhet në përgjigje.












