Përparim Rama njofton se është shkarkuar Kryeshefi i Prishtina Parking, Liridon Restelica

Kryetari i Prishtinës ka njoftuar se është shkarkuar nda detyra zyrtare Kryeshefi i Prishtina Parking, Liridon Restelica. “Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, Bordi i Drejtorëve të NPL “Prishtina Parking” ka konstatuar se veprimet e Kryeshefit Ekzekutiv, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të […]
“Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, Bordi i Drejtorëve të NPL “Prishtina Parking” ka konstatuar se veprimet e Kryeshefit Ekzekutiv, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri tek mospërfillja e Bordit të Drejtorëve, kanë shkaktuar keqmenaxhim të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe kanë cenuar imazhin e NPL “Prishtina Parking”.”thuhet në njoftimin që ka bërë Rama.
Ndryshe kujtojmë se Kompania Publike e Komunës së Prishtinës “Prishtina Parking” ka nënshkruar dy kontrata të dyshimta më një kompani që është futur rishtazi në treg. Vlera e tyre mund të shkojë në 1 milion euro. Çmimi i kontratave mund të jetë më i fryrë se sa çmimet reale në treg. Të dyja këto, janë kontrata të lidhura duke përjashtuar konkurrencën, apo siç njihet ndryshe me Ligjin e Prokurimit Publik më “procedurë të negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë”.
Njoftimi:












