Pas takimit me Osmanin, Escobar dhe Lajçak shkojnë te Kurti

Ka përfunduar takimi i emisarëve Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ai amerikan Gabriel Escobar, tashmë kanë dalë nga presidenca dhe kanë hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Në orën 14:00 kanë filluar takimin me kryeministrin Albin Kurti, kurse në […]
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ai amerikan Gabriel Escobar, tashmë kanë dalë nga presidenca dhe kanë hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Në orën 14:00 kanë filluar takimin me kryeministrin Albin Kurti, kurse në orën 16:00 do të kenë takim me liderët e partive opozitare.
Pas këtyre takimeve nuk dihet nëse do të ketë deklarime për media, por pritet të lëshohet ndonjë komunikatë për media.












