Parlamenti spanjoll miraton planin e kursimit të energjisë

Parlamenti spanjoll miraton planin e kursimit të energjisë

Parlamenti i Spanjës miratoi të enjten rregullat për kursimin e energjisë, të cilat përfshijnë kufizime në përdorimin e ajrit të kondicionuar, si pjesë e një përpjekjeje të gjerë të BE-së për të reduktuar varësinë nga gazi rus. Ligjvënësit votuan pro dekretit, i cili hyri në fuqi më 10 gusht, por kishte nevojë për dritën e […]

Ligjvënësit votuan pro dekretit, i cili hyri në fuqi më 10 gusht, por kishte nevojë për dritën e gjelbë të parlamentit për të mbetur në fuqi.

Qeverisë së koalicionit të pakicës së kryeministrit socialist, Pedro Sanchez, i mungon shumica në parlament, por ajo arriti të miratojë rregullat me mbështetjen e partive më të vogla rajonale.

Sipas dekretit të qeverisë, ajri i kondicionuar duhet të reduktohet dhe të vendoset në jo më të ulët se 27 gradë Celsius gjatë muajve më të ngrohtë të vitit, në rregulla që prekin gjithçka, nga transporti publik deri te dyqanet, zyrat, teatrot dhe kinematë.

Rregullat e reja nuk zbatohen për ajrin e kondicionuar në shtëpi, megjithëse qytetarët inkurajohen të kursejnë energji.

Gjatë muajve të verës, temperaturat në të gjithë Spanjën shpesh arrijnë 40 gradë Celcius ose më shumë.

Legjislacioni prek edhe ngrohjen në dimër, kur temperaturat nuk janë më shumë se 19 gradë Celsius.

Dekreti kërkon gjithashtu që nga ora 22:00 dyqanet të fikin ndriçimin, që ndikon gjithashtu në ndriçimin e ndërtesave publike.

Deri në fund të shtatorit, çdo ambient me ajër të kondicionuar ose me ngrohje duhet të ketë të instaluar një mekanizëm automatik të mbylljes së dyerve për të shmangur humbjen e energjisë.

Partia kryesore konservatore e opozitës, Partia Popullore (PP) votoi kundër masave, duke i quajtur shumë prej tyre “të improvizuara” dhe të dëmshme për ekonominë.

Ndër më kritiket ka qenë liderja rajonale e Madridit, Isabel Diaz Ayuso, një yll në rritje i së djathtës politike, që është zotuar të kundërshtojë masat në Gjykatën Kushtetuese të Spanjës./Rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?