Njoftim i rëndësishëm nga spitali “Zhan Mitrev”

Mjekësia moderne thekson parimet etike dhe morale, duke e vendosur pacientin në qendër të vëmendjes së spitaleve. I gjithë thelbi qëndron në diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientit, ashtu siç obligojnë standardet më të larta ndërkombëtare të mjekësisë. Të gjjitha këto kërkesa ku përfshihet kujdesi maksimal ndaj pacientit, respektohen nga spitali klinik “Zhan Mitrev”. Në […]
Mjekësia moderne thekson parimet etike dhe morale, duke e vendosur pacientin në qendër të vëmendjes së spitaleve. I gjithë thelbi qëndron në diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientit, ashtu siç obligojnë standardet më të larta ndërkombëtare të mjekësisë.
Të gjjitha këto kërkesa ku përfshihet kujdesi maksimal ndaj pacientit, respektohen nga spitali klinik “Zhan Mitrev”. Në fakt, përgjatë ekzistencës së tij prej dy dekadash, gjithnjë ka zbatuar praktikat më të mira shëndetësore, duke krijuar një “Sistem për Kujdesin ndaj Pacientëve”, i cili ka ndihmuar edhe në luftën kundër Covid-19.
Pjesë e këtij sistemi janë mjekët e kujdesit intensiv, psikologët, mjekët përgjegjës që drejtojnë pacientët, si dhe përfaqësues nga administrata dhe financat sipas nevojës.
Në kuadër të këtij sistemi përfshihet një qasje multidimensionale ndaj pacientëve, ku ndër të tjera përfshihen kujdesi emocional, mbështetja sociale, e këshillat për përdorimin e medikamenteve.
Por, si funksionon ky sistem i spitalit klinik “Zhan Mitrev”?
Nëpërmjet këtij sistemi, fillon procesi ku të gjitha kërkesat e pacientëve raportohen në sektorin e centralizuar. Përgjtatë këtij procesi, kërkesat shqyrtohen në mënyrë interne, dhe pacienti ose anëtarët e afërt të familjes së tij, plotësojnë dokumentet e nevojshme.
Madje, një sistem i tillë ia ka lehtësuar klinikës “Zhan Mitrev” luftën e saj ndaj COVID-19, duke ndihmuar vazhdimin e trajtimeve dhe operacioneve të tjera mjekësore. Sepse, edhe përgjatë kohës së trajtimit të pacientëve për Covid-19, klinika “Zhan Mitrev” nuk e ka ndalur për asnjë moment trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve me probleme të tjera shëndetësore. Në këtë kontekst, ekzistenca e sistemit për kujdesin ndaj pacientëve ka lehtësuar operacionet e tjera mjekësore si: kardiologji, ortopedi, gjinekologji, urologji, etj.
Për shkak të përvojës së fituar, klinika ka forcuar edhe më tej masat e sistemit për kujdesin dhe komunikimin me pacientët, duke krijuar një ekip të posaçëm për të komunikuar me pacientët që janë trajtuar për COVID-19 dhe familjet e tyre.
Për më shumë, nëpërmjet një grupi të veçantë, klinika u ka ofruar shërbime dhe kujdes të shtuar pacientëve edhe pas daljes së tyre nga spitali. Ky grup i ka ofruar secilit pacient përgjigje shtesë në një kohë shumë të shpejtë.
I gjithë sistemi i centralizuar ofron kujdes të personalizuar, duke u kujdesur që shërbimet shëndetësore t’i përshtaten çdo pacienti indvidualisht. Po ashtu, sistemi ofron ndërgjegjësim dhe edukim të vazhdueshëm që siguron trajtim afatgjatë përmes programeve të kujdesit shëndetësor edhe kur pacienti lirohet nga spitali.
Në qendër të këtij sistemi është pacienti, për statusin dhe problemet e të cilit është i vetëdijshëm i gjithë ekipi i kujdesit shëndetësor. Ndërsa nuk mungon as mbështetja emocionale, fizike dhe psikologjike ndaj pacientit, e për të cilat, në secilin rast përfshihet edhe familja e pacientit, të cilët janë pjesë e vendimmarrjes për kujdesin dhe mbrojtjen shëndetësore të pacientit.
Klinika ofron mbështetje emocionale me ndihmën e psikologëve duke i ndihmuar ata edhe në situatat më të vështira për secilin pacient individualisht. Njëkohësisht klinika sigurohet që pacientëve të mos u mungojë mbështetja për përdorimin e medikamenteve, duke ofruar mbështetje shtesë për mënyrën e përdorimit të medikamenteve dhe opsioneve alternative për përdorimin apo zëvendësimin e tyre.
Siç e kërkojnë standardet ndërkombëtare e vendore, klinika “Zhan Mitrev”, ofron kujdes të shtuar e të vazhdueshëm për pacientët, sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta e tyre.
(Artikull i sponzorizuar)












