Nënkryetarja e Prishtinës, thotë se Kontrata 750,000 euro e “Prishtina Parking” duhet të anulohet

Nënkryetarja e Prishtinës, thotë se Kontrata 750,000 euro e “Prishtina Parking” duhet të anulohet

Kompania Publike e Komunës së Prishtinës “Prishtina Parking” ka nënshkruar dy kontrata të dyshimta më një kompani që është futur rishtazi në treg. Vlera e tyre mund të shkojë në 1 milion euro. Çmimi i kontratave mund të jetë më i fryrë se sa çmimet reale në treg. Të dyja këto, janë  kontrata  të lidhura […]

“Shërbime të menaxhimit të parkingjeve për NPL Prishtina Parking sh.a”. Kështu quhet kontrata të cilën kjo kompani publike e ka lidhur para pak ditësh më kompaninë “INT Class Marketing” SH.P.K. Lidhur më këtë kontratë ka pasur reagime të shumta, një tekst ku janë theksuar favorizime të mundshme ndaj një kompanie e ka shkruar para pak ditëve edhe Periskopi.

Sahatçi ditë më parë ka thënë se do ta shikojë në detaje kontratën. Nënkryetarja ka shkruar sot se ajo kontratë duket të anulohet, sepse siç ka thënë ajo, lë shumë dyshime për favorizim të mundshëm dhe për shkelje të ligjit gjatë negocimit të saj.

Postimi i plotë Donjeta Sahatçiu

Kontrata 750,000 euro e NPL Prishtina Parking duhet të anulohet

Me pranimin e dokumentacionit të plotë të procesit për shpalljen e operatorit ekonomik fitues për kontratën “Shërbim me softuer për menaxhimin me parkingje publike në Komunën e Prishtinës.” shuhen shumë pikëpyetje.

A ka bazë dhe nevojë për procedurë të përshpejtuar? Jo.

A ka bazë për procedurë të negociuar? Jo. Ndonëse NPL thirret në faktin se operatori ekonomik fitues është operatori i njejtë që ka ndërtuar aplikacionet e kaluara, ka bazë të dyshohet se është lëshim i qëllimshëm duke mos e kërkuar pronësinë e kodit/pronës intelektuale në dorëzim të aplikacionit kur është ndërtuar.

A ka bazë në kërkesa për vlerën e kontratës? Jo. Volumi i kërkuar i punës mund të shndërrohet në jo më shumë se 3,000 orë pune. Çmimi i orës nuk mund të jetë 250 euro, edhe nëse heqim kostot e infrastrukturës. Hajde kontrata nuk shndërrohet në orë pune fare si njësi matëse. Nënshkrimi i kontratës si hisedarë me 15% të vlerës së qarkullimit dhe në mungesë të dorëzimit të pronësisë tek ndërmarrja përveç tjerash është edhe indikacion i kontraktimit të shërbimeve të ardhshme me të njejtin operator, me të njejtën procedurë.

A ka bazë dyshimi në kredencialet e operatorit ekonomik fitues? Po. Derisa online prezantohet si ofrues i shërbimeve të komunikimit në rrjete sociale, nuk ka asnjë kredencial online që e dëshmon përvojën e referencuar profesionale në kryerjen e shërbimeve të kërkuara.

A ka veçse bazë dyshimi me dy aplikacione mobile identike të NPL Prishtina Parking të ndërtuara nga i njejti operator? Po. Qytetarët çdo ditë raportojnë dyshime në marrjen e të hollave në dy sisteme paralele.

A i bën mirë kjo kontratë shërbimit të parkingut në këto kushte në Prishtinë? Jo, fare jo. Shto këtu edhe gjendjen aktuale në terren me qindra ankesa të qytetarëve për shërbim jo të mirë.

Kjo kontratë duhet të anulohet, duhet të ipet përgjegjësi dhe të ndalohet keqpërdorimi në vazhdim. /Periskopi/

Raportimi i Periskopit:

750 mijë euro për një softuer: Kontratat e dyshimta të ‘Prishtina Parking’ për kompaninë që dyshohet se fryu çmimin

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?