Në pushtet tentojnë shtypjen e grevistëve, në opozitë protestonin edhe në Austri

Në pushtet tentojnë shtypjen e grevistëve, në opozitë protestonin edhe në Austri

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dikur kur ishin në opozitë protestonin edhe në Austri. Kështu tregon një fotografi e Pacollit në profilin e saj në Facebook, e publikuar më 1 maj të vitit 2015, e të cilën e ka rikujtuar sonte gazetari, Ilir Mirena. “Unë dhe Arbëria iu bashkuam […]

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dikur kur ishin në opozitë protestonin edhe në Austri.

Kështu tregon një fotografi e Pacollit në profilin e saj në Facebook, e publikuar më 1 maj të vitit 2015, e të cilën e ka rikujtuar sonte gazetari, Ilir Mirena.

“Unë dhe Arbëria iu bashkuam për pak minuta protestës së punëtorëve në Grac”, shkrunte Pacolli.


Tash kur janë në pushtet, i kanë kundërshtuar grevat e sindikalistëve, të cilët janë në grevë të përgjithshme që nga dje.

Ndryshe, edhe vetë kryeministri Albin Kurti kur ishte në opozitë – i mbronte me të gjitha forcat mjekët dhe mësuesit kur ata grevonin për rritje të rrogave.

“Nuk ka kuptim që injoranti e hajni që ka hipur atje lart të paguhet me dhjetëra mijëra euro në vit, të marrë mëditje, të shëtitet me makina zyrtare e shoferë, ndërsa mësuesi e mjeku e punëtori i administratës të paguhet më pak sesa që pushtetari i shpenzon për telefon mobil a për dreka e darka”, pati thënë lideri i Vetëvendosjes në vitin 2019, teksa fliste para njerëzve të tij në mbledhjen e XXXVI, të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes.

“Varfëria jonë po shndërrohet në greva. Sepse as mësuesit, as mjekët e askush nuk mund të durojë që qeveria të ia rrisë rrogat vetes që nuk punon, por nuk ia rrit atyre që vërtetë punojnë. Sigurisht, ne nuk duam që mësuesit e mjekët të ndërpresin punën, sepse nxënësit kanë nevojë për mësim dhe të sëmurët për shërim. Por ne e kuptojmë thellësisht gjendjen e vështirë të atyre që punojnë në administratë publike e sidomos të mjekëve e të mësuesve”, vazhdonte fjalimin Kurti.

Madje, Kurti si opozitar, pati bërë edhe një premtim për këto kategori.

“Kur qeverinë ta udhëheqë Lëvizja VETËVENDOSJE! ne do të kujdesemi që pabarazia mes tyre dhe qeveritarëve të zvogëlohet shumë, dhe që statusi social i mësuesve e i mjekëve të jetë shumë më i mirë se sa sot”.

Sot, kur ai është në pozitë të ulet dhe të diskutojë me sindikatat për të gjitha problemet e tyre, Kurti jo që nuk flet, por përmes instancave të tjera që dirigjohen nga Qeveria – ai i kërcënoi sindikalistët.

Pas fillimit të grevës së përgjithshme në sektorin publik Ministria e Financave ka kërkuar nga BSPK-ja listën e personave që po marrin pjesën në grevë për t’ua ndalur pagën.

Në një emali të drejtuar Ali Sefajt, anëtarit të këshillit Grevist dhe Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, ministria ka kërkuar sipas nenit 18 që të kenë një listë të personave që janë në greve për t’i pezulluar nga puna dhe tu ndalen benefitet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?