Naftëtarët nuk e pranojnë çmim tavan, thonë se disa pika të karburanteve janë buzë falimentimit

Naftëtarët nuk e pranojnë çmim tavan, thonë se disa pika të karburanteve janë buzë falimentimit

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës, u miratua unanimisht plotësim-ndryshimi i udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve tjera. Shpjegime për këtë udhëzim dha kryeministri Albin Kurti, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë. Ai sqaroi se do të ketë sërish tavan për çmimin e naftës, derisa […]

Shpjegime për këtë udhëzim dha kryeministri Albin Kurti, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai sqaroi se do të ketë sërish tavan për çmimin e naftës, derisa paralajmëroi se do të caktohet tavan i çmimeve edhe për produktet elementare ushqimore.

“Sot kemi pasur edhe vendimin lidhur me çmimin tavan sa i përket naftës, por edhe marzhës së fitimit të tregtarëve me pakicë dhe me shumicë. Pra, edhe duam ta mbrojmë konsumatorin nga rritja e çmimit të naftës, por në të njëjtën kohë edhe ta ruajmë konkurrushmërinë. E kemi edhe nismën legjislative për çmimet bazë që duhet të kenë tavan, sa i përket produkteve elementare ushqimore”, deklaroi Kurti.

Lidhur me këtë vendim për Front Online kryetari i naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë se janë në pritje që ta shohin se çka parasheh saktësisht ai vendim.

Berjani tha se nëse aktivizohet vendimi paraprak, gjendje alarmante e pret sektorin e naftës.

“Ne kemi pas kontakt me ministren Rozeta Hajdari dhe jemi të njoftuar lidhur me vendimin të cilin e propozon Qeveria ne jemi në pritje që të njoftohemi se çka parashihet në at vendim. Vendimi paraprak ka qenë i dëmshëm për pikat e karburantit dhe shumë pika janë në buzë të falimentimit. Në qoftëse prap aktivizohet një vendim i tillë do të bëhet një gjendje alarmante në sektorin e naftës”, potencoi Berjani.

Sipas kryetarit të naftëtarëve, vendimet e Qeverisë nuk mund ta ulin çmimin pasi e përcakton Berza.

Ai thotë se nëse merren vendime të dëmshme për sektorin e naftës, atëherë do të kundërshtohen.

“Çdo vendim i Qeverisë duhet të respektohet po në qoftëse është i dëmshëm për biznese si ai vendimi paraprak do ta kundërshtojmë. Vendimet s’mundin ta ulin çmimin dhe çmimin e përcakton Berza. Në rritjen e çmimit ka ndikim edhe lufta Ukrainë & Rusi. Sot çmimi furnizues Dizell është 1,65 cent në pikat e karburantit përafërsisht është 1,69 cent”, u shpreh Berjani.

Qeveria e Kosovës në qershor pati marrë vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale tregtare me shumicë dhe pakicë. Edhe atëherë një vendim i tillë ishte kundërshtuar nga naftëtarët e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?