Molliqaj për qeverinë Kurti: E vetmja që haptazi i përjashton dhe lufton sindikatat e punëtorëve

Molliqaj për qeverinë Kurti: E vetmja që haptazi i përjashton dhe lufton sindikatat e punëtorëve

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke e cilësuar atë si të vetmen që haptazi neglizhon, përjashton dhe lufton sindikatat e punëtorëve. Kështu ka deklaruar Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se në krizat e njëpasnjëshme të cilat po i përjeton Kosova, humbësit e […]

Kështu ka deklaruar Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se në krizat e njëpasnjëshme të cilat po i përjeton Kosova, humbësit e mëdhenj dhe të vazhdueshëm janë punëtorët dhe familjet e tyre.

Po ashtu i pari i PSD-së ka përkrahur grevat e sindikatave duke thënë se ato janë legjitime.

Postimi i plotë:

NË MBËSHTETJE TË GREVËS SË SINDIKATAVE!

Qeveria Kurti është e vetmja në historinē e Kosovës që haptazi neglizhon, përjashton dhe lufton sindikatat e punëtorëve. Ky pushtet që në opozitë protestonte bashkë me sindikatat, në pushtet është bërë armiku kryesor i tyre.

Zhvendosja ideologjike përkundër interesave të punëtorëve sjellë këso anomalie. Në krizat e njëpasnjëshme të cilat po i përjetojmë, humbësit e mëdhenj dhe të vazhdueshëm janë punëtorët e familjet e tyre. Qeveria ka rritur buxhetin, biznesi privat ka shtuar çmimet e fitimet, bankat po fitojnë miliona dividentë në kurriz të pagave të ulëta të punëtorëve.

Andaj greva është plotësisht legjitime. Është edhe domosdoshmëri. Me rritjen e çmimit të çdo produkti, me rritjen e çmimit të rrymës, me reduktimet që do të vazhdojnë të përkeqësohen gjatë dimrit për faj të mosveprimit të qeverisë, jetesa në Kosovë është vështirësuar shumë.

Punëtorët janë qytetarë të republikës. Mbi kurrizin e tyre po qëndron kriza e rritjes e çmimeve. Këta njerëz nuk kanë për borxh një qeveri që i neglizhon, i përbuzë, i shantazhon dhe kërcënon. Këta njerëz meritojnë dhe po kërkojnë të jetojnë dinjitetshëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?