Mësuesja që kërkoi dorëheqjen e Rrahman Jasharajt del të jetë aktiviste e LVV-së

Mësuesja që kërkoi dorëheqjen e Rrahman Jasharajt del të jetë aktiviste e LVV-së

Mësimdhënësja e shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë, Elena Stublla, e cila është kundër grevës së SBASHK-ut, ka një kërkesë për kryetarin e kësaj sindikate Rrahman Jasharajn. Stublla në  T7 kërkoi dorëheqjen e Jasharajt, pasi që, sipas saj, në vendin e tij duhet të jetë dikush që gjen gjuhë të përbashkët mes mësimdhënësve dhe atyre që […]

Stublla në  T7 kërkoi dorëheqjen e Jasharajt, pasi që, sipas saj, në vendin e tij duhet të jetë dikush që gjen gjuhë të përbashkët mes mësimdhënësve dhe atyre që bëjnë zgjidhje.

“Nëse e don aq shumë arsimin sa po proklamon, le të jap dorëheqje, le t’ia lëshon vendin dikujt që e don arsimin dhe që gjen gjuhë të përbashkët mes mësimdhënësve dhe atyre që gjejnë zgjidhje”, tha ajo.

Stublla shtoi se Jasharaj po shihet si pengesë e realizimit të qëllimeve të mësimdhënësve. Ajo thotë se Jasharaj po e denigron karakterin e të qenit mësues.

“Ai po shihet si pengesë për realizimin e qëllimeve tona si mësimdhënës. Po e përdor emrin tonë në mënyrë shumë të ultë, po e denigron karakterin e të qenurit mësues”, thotë aji.

Megjithatë, mjafton të googlohet për ta kuptuar kush është Stublla dhe ajo shihet se është aktiviste e LVV-së, shkruan demokracia.com.

Stublla kishte refuzuar edhe protestën e SBASHK-ut, që u mbajt në muajin maj.

Këto kundërshtime të saj duket se nuk kanë fort të bëjnë me pakënaqësi organizative në lidhje me SBASHK-un. Kritikat e forta në adresë të Jasharajt e SBASHK-ut, ashtu si mospjesëmarrja në protestë, duket se janë krejtësisht të motivuara politikisht.

Siç kanë raportuar mediat, Stublla është politikisht e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila udhëheq me Qeverinë e Kosovës. E kjo e fundit nuk ka marrëdhënie të mira me SBASHK-un e posaçërisht me Jasharajn.

Stublla është e afërt me Albulena Haxhiun, e cila është njëra nga figurat më të rëndësishme të LVV-së e njëkohësisht Ministre e Drejtësisë në Qeverinë Kurti.

Stublla edhe punën e saj si mësimdhënëse e kishte filluar në kohën e Arbërie Nagavcit kur kjo e fundit ishte Drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?